Kriza ekonomike, Rushaj: Propozimi i PD, konkret për 1 milion shqiptarë

0
148

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka filluar një lloj fushate konkrete me propozime, po aq konkrete, kryesisht ekonomike dhe i jep ato pak nga pak jo si platformë qeverisëse, por si një formë se si e shesh opozita mënyrën për të zgjidhur një çështje të caktuar. Drejtori i fushatës dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Alfred Rushaj, ka dhënë dha detaje mbi propozimet e opozitës.

“Që në mars, PD ka dalë me një propozim konkret, deri në detaje, në ndryshim nga qeveria. Pavarësisht retorikave të qeverisë, pas pak kohësh, ka adoptuar fije për pe propozimet tona. Ne kemi propozuar edhe mënyrën se ku mund të gjendet paratë. Reduktimi i shpenzimeve të kota, efektiviteti i shpenzimeve, te të ardhurat që qeveria duhet të marrë dhe t’ua shpërndajë atyre që janë në nevojë. Janë rreth 360 mln euro që konsiderohen si keqmenaxhim i prokurimeve publike në një vit. Kjo është një shifër që mund të jetë pjesë e buxhetit të shtetit. Propozimi ynë është konkret për 1 milion shqiptarë dhe prek thuajse çdo familje të republikës së Shqipërisë. Ne jemi konkret se ku do të gjendet lekët. Të gjitha këto shpenzime shkojnë te një grup shumë i vogël njerëzish”,- tha Rushaj në ”A2cnn”.

Në këtë situatë që është vendi, Alfred Rushaj tregon edhe prioritetet që duhet të ketë qeveria aktuale. ”Prioritet për mua është financimi i shtresave në nevojë, prioritet për mua është financimi i atyre që kanë humbur, financimi i pensionistëve, mjekët, spitalet, rrugullimi i shkollave. Programi jonë është shumë më i detajuar, afatmesëm dhe afatgjatë. Ne po themi se çfarë duhet të bëjë kjo qeveri sot”, tha më tej. Rushaj u shpreh më tej se PD ka ngritur një grup për të shqyrtuar kontratat koncesionare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here