Ku janë vaksinat stinore?! Shehu: Sofizmat e Ogertës nuk e zbukurojnë dot realitetin e Covid

0
103

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, duke iu përgjigjur ministres së linjës, Ogerta Manastirliu, shkruan në një postim të fundiy se ‘përgjigjet demagogjike qeverisëse për Covid nuk e zbukurojnë dot realitetin.

‘Pergjigjet demagogjike qeverisese per Covid nuk zbukurojne dot realitetin, as shifrat e sotme te frikeshme, nuk sigurojne dot as edhe vaksinat per virozat stinore!

Degjova para pak sofizmat ministeriale dhe pa dashur te zgjatem pyes:

A e dini se prej dates 24 shtator, ne vendet e BE ka filluar aplikimi i vaksinave ndaj virozave stinore, ne nje organizim masiv te drejtuar nga mjeku i familjes?!

Ne nje pjese te madhe te tyre, ne te njejten doze pervec efektit ndaj atyre virusese eshte shtuar dhe ai ndaj pneumokokut, pikerisht per shkak te nderlikimeve te krijuara nga Covid.

Po ne Shqiperi, po sasite e premtuara gratis nga kjo qeveri, po vaksinimi i gjere i popullesise si nje domosdoshmeri kete vit, ku jane?

Asnje nuk flet, as percakton limite konkrete sasish e datash dhe as publikon burime furnizimi te besueshme e te shpejta.

Vaksinimi i gjere e i organizuar i popullesise ndaj virozave stinore kete vit eshte nje domodoshmeri, sidomos deri sa nuk ka dale vaksina Covid. Ndryshe rrezikojme shume, edhe nje kolaps te asaj cfare ka mbetur nga sistemi i yne shendetesor.

Vecanerisht kjo eshte e domosdoshme per neve, ne realitetin kur numri i testimeve Covid eshte jashtezakonisht i vogel, si ne Sudan.

Te jeni te bindur qe ne keto vonesa te medha e me sasi krejt te pa mjaftueshme ne do te ndodhemi edhe per vaksinen Covid mbas prodhimit te pritshem te saj, deri sa Qeveria jone akoma nuk ka kontraktuar me burime te medha e te shpejta, por e ka bazuar cdo gje te COVAX, organizem ky shume i ngadalte, me furnizime jo me shume se per 20% te popullesise, i krijuar kryesisht per vendet e pa zhvilluara.

Pra situata jone nuk premton asgje te mire por vetem rreziqe te medha, qe nuk mbulohen nga deklaratat ne 3D te Qeverise perderisa jemi:

–Pa testime.

–Pa mbulim te territorit nga mjeku i familjes i mbrojtur e i pajisur ky.

–Pa rimbursim te mjekimit ambulator.

–Pa struktura adeguate spitalore dhe terapie intensive ne cilesi e numer.

–Te pa organizuar per vaksinimin stinore e me tej per ate Covid.’

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here