Lojërat e Gjendjes civile, burrin e kalojnë në Korçë, gruan në Tiranë!

0
256

Emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora sjell të tjera fakte dhe dëshmi në lidhje me zhvendosjen që po u bëhet qytetarëve pa dijeninë e tyre.

Djali i zonjës Afërdita Pecaku është banor i Njesise nr 4 në Tiranë por aktualisht rezulton të jetë në Korçë, ndërsa bashkëshortja e tij në Njësine 7 në Tiranë.

“Erdha për të marrë certifikatën për fëmijët, nuk ishin fëmijët në gjendjen civile në njësinë numër 4. Dy djem mi kanë çuar në Korçë, ndërsa nusen e djalit te njësia numër 7”.

Ky fakt pranohet edhe nga punonjësi i Njësisë nr 4, por sipas tij menaxhimi i sistemit bëhet  nga Ministria e Brendshme.

Qytetarja: Ju i keni çuar fëmijët në Korçë dhe dua të di në çfarë vendi. Çunin e kam të martuar, e ka bërë celebrimin këtu. Çfarë bëhet kështu, na i ndatë kalamajtë pa gjyq!”

Njësia administrative numër 4: Zyra e gjendjes civile Darvin Korçë. Ne nuk merremi me menaxhimin e sistemit, merret Ministria e Brendshme.

Ndërsa për Ministrin, Sandër Lleshaj, problemi më i madh nuk është zhvendosja por media që i publikon këto fakte.

Sipas zotit Lleshaj, nëse një qytetar rezulton me 2 vendbanime kjo do të thote se ai mund të ketë dy shtëpi.

“Ku kam shtëpi në Korçë unë, kam një dhomë e kuzhinë këtu në Tiranë. Nuk kemi adresë tjetër ne, më kanë ndarë çunin me nusen. Nuk kemi shtëpi në Korçë ne.”

Ne i bëjmë thirrje Ministrit të bëhet pjesë e zgjidhjes së problemit sepse qytetarët e zhvendosur nuk mund të marrin shërbim në asnjë Njësi Administrative.

Njësia administrative numër 4: Mos shkoni në asnjë vend se nuk mund të merrni dot shërbim as te njësia 7, as në Korçë. Nuk merrni dot shërbim në asnjë njësi aktualisht.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here