Qeveria i jep 1500m² të Gardës kompanisë private, nis betonizimi i Parkut të Liqenit…

0
249

Qeveria ka vendosur të kalojë në pronësi një kompanie private 1470 metër katrorë tokë të Gardës së Republikës, pranë Parkut të Liqenit Artificial.

Me këtë vendim, qeveria i hap rrugë ndërtimeve të kullave në Parkun e Liqenit, një plan që kryeministri Rama është munduar disa herë të fillojë, fillimisht me ndërtimin e hyrjes së parkut.

Në shkëmbim të kësaj toke, qeveria do të marrë të njëjtën sipërfaqe toke në pronësi të kompanisë, ku ndodhe edhe një godinë rreth 250 metër katrorë.

Kompania që merr pronësinë e tokës së Gardës së Republikës është ‘Dushku S.A’, kompani ndërtimi në pronësi të Aida Dushkut dhe kompanisë ‘Ferro Beton’, e cila është në pronësi të Ilir Shtufit dhe Mark Lulit.

Ilir Shtufi është pronar dhe i një tjetër kompanie ndërtimi,  ‘Nova Construction 2012’, e cila aktualisht po ndërton një prej kullave në zonën e ish-Bllokut, një pallat 16-katësh në hapësirën ku ndodhej vila e vjetër e barit Dada.

Po ashtu Shtufi është dhe pronar i kompanisë ‘Korça Photovoltaik Park’ për prodhimin e energjisë fotovoltaike në Korçë.

Mark Luli, po ashtu, është sipërmarrës në ndërtim dhe kompania e tij ‘M.C. Inerte’ ka marrë koncesionin e hidrocentralit të Gojanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here