“Të braktisur nga shteti pas tërmetit të 26 nëntorit”, Xhixho: Familja e Shkëlzen Zelës jeton në varfëri ekstreme

0
206

Ish deputetja e LSI Erisa Xhixho ishte sot prane familjes se Shkëlzen Zelës në fshatin Bupq të Fushë Krujës, te cilet qe prej termetit te 26 nentorit, jetojne ne cadra dhe ne varferi ekstreme.

Ne videon e publikuar ne Facebook, Xhixho shkruan se askush nga qeveria nuk është interesuar për ta ka 10 muaj dhe as nuk dinë se kur do mund të fusin kokën serish në shtëpinë e tyre .

Postimi i plote:

TË BRAKTISUR NGA SHTETI !

Sot isha në familjen e Shkëlzen Zelës në fshatin Bupq të Fushë Krujës , i cili jeton së bashku me gruan,fëmijet 2 vjec dhe 10 muajsh, mamanë dhe vëllain të dy me probleme shëndetsore.
Shtepia e tyre u prish nga termeti 26 nëntorit dhe prej atij momenti jetojnë në varfëri ekstreme , të pashpresë dhe të harruar nga qeveria qëndrore dhe lokale.Me dhimbje ndajnë vështirësitë ekonomike që duhet të kalojnë çdo ditë për të mbijetuar ku shpresa e vetme i mbetet zoti.
Duan që t’i ndërtohet shtëpia e tyre edhe pse askush nuk është interesuar për ta ka 10 muaj dhe as nuk dinë se kur do mund të fusin kokën serish në shtëpinë e tyre .

Shiu i këtyre ditëve ja kanë veshtirësuar me shumë jetën e tyre ku meraku më i madh është shëndeti i fëmijëve.

Kjo është Shqipëria reale jo 3D !

 

https://www.facebook.com/ErisaXhixho/videos/2616503851993862/?t=0

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here