Ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ka bërë sërish thirrje për ata që duan të bëhen hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ose ndryshe FBI-ja shqiptare.
Në një mesazh në “Twitter”, Yuri Kim shkruan se është koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
“Koha për të ndërmarrë veprime kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Kjo është një mundësi për të bërë një ndryshim duke u bërë një hetues special i NBI. Afati i fundit i aplikimit është sonte në mesnatë. Mos u tregoni të kënaqur të uleni dhe të ankoheni – ngrihuni dhe veproni!”, shkruan ambasadorja e SHBA.