Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, i cili po ndjek votimin e anëtarësisë së PD-së në Pukë për kandidatët për deputetë të kësaj partie, tha se ka një pjesëmarrje të madhe.
“Në degën e PD-së në Pukë, qendra e votimit Fushë Arrëz, po votohet për seleksionimin e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme në nivel kombëtar dhe lokal, – shkroi Spaho në Fb.
“Anëtarësia e kësaj dege të PD-së, masivisht po ushtron të drejtën e saj sipas parimit “një anëtar – një votë”, për të zgjedhur përfaqësuesit më të mirë me integritet politik, shoqëror dhe profesional”, vërejti ai.
Spaho ka shprehur bindjen se “kandidatët e përzgjedhur në mënyrë demokratike, transparente dhe të ndershme, së bashku me uraganin qytetar, në zgjedhjet e 25 prillit do t’i japin fund pushtetit të kalbur të Ramës dhe Rilindjes dhe do të hapin një faqe të re për Shqipërinë, për prosperitet ekonomik, liri, demokraci dhe integrim europian.”