Pasojat fatale të pandemisë/ Ekonomia ra me 10.2%, vetëm shitjet e apartamenteve nuk u ndalën

0
173

Ekonomia shqiptare ka shënuar një rënie prej 10.2% në tremujorin e dytë 2020, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, si rrjedhojë e masave të ndërmarra për të parandaluar përhapjen e Covid-19, sipas INSTAT.

Kjo është tkurrja më e fortë që prej vitit të krizës së piramidave në 1997. Të gjithë sektorët kanë rezultuar me tkurrje, që më e lartë ishte në Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor (-28%), ndërsa ka rezultuar me rritje vetëm bujqësia (+0.52%) dhe aktivitetet e pasurive të paluajtshme (real estate), me shitjet e apartamenteve që nuk rezultojnë të jenë ndalur as nga pandemia (+2.52%).

Ky është tremujori i tretë radhazi me rënie vjetore (tremujori i fundit 2019 -0.15%, tremujori i parë 2020 -2.5%), duke e futur zyrtarisht ekonominë vendase në recesion.

INSTAT njoftoi se në tremujorin kur pothuajse gjithçka ishte e mbyllur, negativisht kontribuuan aktivitetet: Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor me -4,11 pikë përqindje, Industri, Energji dhe Uji me -1,45 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -1,23 pikë përqindje, Ndërtimi me -0,90 pikë përqindje, Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia me -0,60 pikë përqindje, Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me -0,43 pikë përqindje, Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi me -0,41 pikë përqindje dhe Informacioni dhe Komunikacioni me -0,24 pikë përqindje. Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: Bujqësi, Pyje dhe Peshkim me +0,70 pikë përqindje, Aktivitete të pasurive të paluajtshme me +0,29 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan negativisht me -1,85 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e dytë të vitit 2020, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2019, shfaqen si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 2,63%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati një rënie me 13,14%. Ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhë në Industria nxjerrëse e cila ka shënuar një rënie me 19,12%. Aktiviteti i Ndërtimit pati një rënie me 10,93%. Grupi i aktiviteteve Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor pati një rënie prej 26,35%. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 9,05%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rënie prej 21,68%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 5,46%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 19,45%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pësoi rënie me 5,60%. Grupi i aktiviteteve Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi pati një rënie me 19,56%.Taksat Neto mbi produktet u ulën me 14,26%.

Sa i përket ndryshimeve në krahasim me tremujorin paraardhës, treguesi i Produktit të Brendshëm Bruto vlerësohet me një rënie prej 8,80%. Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit u shfaq menjë rritje prej 0,52%. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit shënoi rritje prej 0,61%. Aktiviteti i Ndërtimit shënoi një rënie me 1,53%. Aktiviteti Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor shënoi një rënie prej 28,38%. Aktiviteti Informacioni dhe Komunikacioni pësoi një rënie me 6,98%. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit pati një rënie prej 8,44%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme shënoi një rritje me 2,52%. Grupi Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative shfaqi një rënie prej 1 0,08%. Aktiviteti i Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë u shfaq me një rënie prej 4,21%. Aktiviteti i Arte, argëtim dhe çlodhje, Aktivitete të tjera shërbimi u shfaq me një rënie prej 11,53%. Taksat Neto mbi produktet patën një rënie me 12,68%./MONITOR

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here