Votimet e emrave për deputetë, kreu i PD Shkodër: Procesi zgjat deri në 18:00. Kandidatët të ndaluar të merren me fushatë

0
173

Kreu i PD, Xhevdet Amuli ka folur për procesin e votimit të kandidatëve për deputetë të kësaj force në Shkodër. Në një prononcim për mediat, Amuli tha se procesi do të vijojë deri në orën 18:00 dhe se ky votim është një risi.

“Prej disa ditësh PD ka filluar përzgjedhjen e kandidaturave, përfaqësuesit e vet politikë si në pushtetin qendror ashtu dhe lokal. Sot është dita që PD dega Shkodër të përzgjedhë kandidaturat për pushtetin qendror dhe lokal. Anëtarësia e qytetit të Shkodrës është rreth 6 mijë anëtarë që janë të listuar në listat e PD-së. Procesi filloi në orën 10:00 dhe do të vazhdojë deri në orën 18:00. Pas procesit do të nisë numërimi dhe do të deklarohet vullneti i tyre për kandidaturat. Është hera e parë që në PD në 30 vite pluralizëm që zhvillohet kjo mënyrë përzgjedhjeje. Është risi për PD”, deklaroi ai.

Sipas tij, është e ndaluar nga strukturat e PD që kandidatët të merren me fushatë. “Për mendimin tim kjo është lista më e mirë që është zgjedhur, ndoshta mund të ketë dhe ndonjë hatërmbetje por me këtë listë është marrë një komision prej 1 muaji e gjysmë. Kjo është një garë brenda vetes dhe nuk ka asnjë problem. Në fund të garës dhe në fund të ditës jemi për një qëllim. Anëtarët kanë për detyrë të zgjedhin kandidaturat më të mira që të jenë përfaqësues të denjë të Shkodrës”, tha Amuli.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here