“Babi më i mirë”, Elita publikon pamjet e veçanta me Gjikon dhe djalin…

0
126

Gjiko padyshim është një reperët më të dashur për publikun shqiptar.

Reperi dhe Elita Rudi janë prindër të një djali, ndërsa së fundmi çifti kanë bërë me dije se janë të pritje edhe të një vajze.

Përtej angazhimeve të shumta, Gjiko ka treguar gjithmonë se është një baba i përkushtuar.

Ka qenë Elita e cila ka ndarë një foto të Gjikos dhe Zërit në rrjete sociale, teksa argëtohet me të birin.

“Babi më i mirë”, ka shkruar Elita krah postimit, duke treguar se Gjiko është shumë i përkushtuar tek vogëlushi.

Lajmin se do të bëhen prindër për herë të dytë dyshja e konfirmoi pas spekulimeve të shumta që qarkulluan në media.

Elita postoi një video në rrjetet sociale ku dhe zbuloi gjininë e bebushit.

“Jemi shume të lumtur që familjes tonë po i shtohet një vajzë! Faleminderit Zot.“, shkroi Elita.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here