“Dua të vihet drejtësia në vend”, aktori Neritan Liçaj mbërrin në SPAK/ Vetë Kryeministri Rama ka deklaruar…

0
173

Aktori Neritan Licaj ka mbërritur në SPAK për tu pyetur për cështjen e teatrit.

Në fjalën e tij para gazetarëve, u shpreh se është rasti më i mirë për të bërë drejtësi dhe kjo është gjithçka dëshiron.

“Shpresoj që drejtësia të vihet në vend pasi kauza e teatrit është një kauzë e drejtë, e luftës së politikës kundër artit.

Unë nuk jam përballur kurrë me drejtësinë dhe nuk jam akuzuar asnjëherë, përveç gjobave të parkimeve të gabuara.

Vetë Kryeministri Rama ka deklaruar se prej më shumë se 20 vitesh kam dashur ta prish atë teatër. Beteja jonë do të vazhdojë.

Këtu nuk ke çështje droge, trafiku. Këtu nuk ka rast me genuin ku duhet të bëhet drejtësi. U sulmova nga mazhoranca dhe qeveria. Unë dua drejtësi. Kaq”, tha Licaj, i cili është aktori i radhës që SPAK ka marrë në pyetje në lidhje me kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here