Pas reagimit të Ramës, Tabaku e thotë hapur: Ai është fatkeqësi për të gjithë shqiptarët!

0
128

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 komentoi takimet që pati sot me kryedemokratin Basha me bizneset e vogla në Durrës.

Tabaku tha se përveçse iu prezantuan atyre programin e rimëkëmbjes që propozon Basha, u njohën edhe me gjendjen e tyre, e cila siç tha po shkon gjithnjë e më keq.

“Në fakt vizita kishte qëllim të dyfishtë, për të parë situatën reale, problemet me xhiron dhe fitimin që kishin bizneset por edhe për të diskutuar paketën që zoti Basha prezantoi të martën. Situata në realitet është e rëndë. Ka rënë prodhimi, ka pesimizëm në ekonomi, numri i të papunëve është i madh. Sot takuam kryesisht biznese konsumi, cdo lloj sektori që vizituam ishite thellësisht i prekur nga kriza dhe thellësisht të pambështetur nga shteti. Një prej bizneseve me xhiro para pandemisë tha se kishte13 punonjës që i paguante nga fitimet e mëparshme vetëm e vetëm se nuk donte t’i hidhte në rrugë”,- tha ajo

Për reagimin e sotëm të kryeministrit Rama, që ironizoi sërish planin me 5 pika të Bashës, Tabaku tha se ai është një fatkeqësi për të gjithë shqiptarët.

“Opozita është në punë, ndërsa qeveria merret me batuta bajate. E vetmja gjë që më vjen të them është: Çfarë fatkeqësie për të gjithë shqiptarët. Në vend që të jenë në këmbë dhe të ndihmojnë qytetarët ata merren me batuta.

Masat e qeverisë janë jo transparente, ka mungesë serioziteti dhe menaxhimi. Parashikohet një rënie ekonomike 7,5%. Ne në themel të mbështetjes kemi individin, familjet në ndihmë ekonomike, bizneset e vogla pa bërë diferencime siç bëri qeveria. Qeveria del dhe flet kuturu, pa shifra, pa kosto. Ndërkohë që ne llogaritëm që kosto e secilës prej masave që kemi shkon 312 mln euro në 6 muaj. Fatura është e zbatueshme në rast se paratë nuk shkojnë për korrupsion. Qeveria duhet të anulojë menjëherë çdo shpenzim luksi. Buxheti i shtetit e vërtetë që nuk është listë dëshirash, por i ka edhe Maqedona edhe vende të tjera, por ama ato kanë vendosur në rresht të parë qytetarin”,- tha Tabaku.

Sa për rritjen e taksave ndaj të pasurve siç shkruan kryeministri, Tabaku u shpreh: “Tatimi mbi fitimin ishte 10% e bëri 15%, kjo është matematikë e thjeshtë. 10 bizneset për të cilat flet Rama janë oligarkët e tij që marrin koncensione, se norma e fitimit atje shkon 50%. Këta 10 oligarkët kanë marrë mbi 200 tendera vetëm vitin e kaluar. 4.2 miliardë euro janë rritur taksat gjatë qeverisjes së Ramës, i kanë paguar një më një të gjithë bizneset e ndershme, është rritur pabarazia”- tha ajo.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here