The Economist: Si po e pushtojnë botën yjet shqiptarë

0
129

Revista e famshme The Economist ka publikuar në edicionin print dhe online një shkrim se si yjet shqiptarë po dominojnë tregun muzikor

The Economist

Deri së fundmi, shqiptarët etnikë më të njohur ishin Nënë Tereza (një murgeshë që kujdesej për jetimët dhe lebrozët në Indi) dhe Enver Hoxha (një despot komunist vrasës). Tani shenjtores dhe mëkatarit duhet t’i shtohen edhe këngëtarët.

Ata janë kudo. Dua Lipa ka 55 milionë dëgjues mujorë në Spotify, një platformë muzikore. Bebe Rexha ka 24 milionë. Rita Ora ka pasur pesë hite në vend të parë në Britani dhe ka qenë gjykatëse në spektaklin ‘X Factor’. Era Istrefi këndoi në Kupën Botërore të futbollit në vitin 2018. Njomza Vitia, një këngëtare dhe kantautore dhe Labinot Gashi, një reper, kanë audiencë globale.

Singëlli seksi i Ava Max, “I ëmbël, por psikopat” konsiderohet botërisht më argëtuese sesa oferta letrare e Hoxhës: “Shqipëria sfidon revizionizmin e Hrushovit”.

Të gjithë këta mega-yje me origjinë shqiptare, përveç Era Istrefit, janë rritur në diasporë. Lipa, Max, Rexha dhe Vitia kanë lindur përkatësisht në Londër, Miluoki, Bruklin dhe Shtutgart. Vetëm zonja Max ka rrënjë në Shqipëri, pjesa tjetër janë me origjinë kosovare, përveç zonjës Rexha, familja e së cilës vjen nga Maqedonia e Veriut.

Gjatë historisë, thotë Dukagjin Lipa, babai i zonjës Lipa, shqiptarët janë shtypur, por suksesi i kësaj gjenerate muzikantësh tregon se “kur na jepet rasti, ne shkëlqejmë”. Yjet e diasporës shpesh interpretojnë në shtëpi, duke u mbështjellë me flamuj kosovarë ose shqiptarë.

Besa Luci, redaktore e revistës Kosova 2.0, thotë se ata qartazi e ndjejnë nevojën për të përfaqësuar kombin dhe në këmbim të kësaj fitojnë një shpërthim dashurie. “Zemra ime rrjedh gjak shqiptar,” tha zonja Rexha gjatë një vizite në Shqipëri. Në korrik, zonja Lipa ndezi një debat pasi postoi një hartë që lidhet me nacionalistët ekstremë shqiptarë, ku shfaqet Shqipëria e Madhe. Ajo më pas tha se postimi i saj ishte keqinterpretuar.

Prindërit e tyre u rritën jashtë vendit, pasi u larguan nga Ballkani në fillimet e trazirave të viteve ’90. Por nuk ishte gjithmonë një histori e të varfërve që bëhen të pasur. Familjet Ora dhe Lipa ishin pjesë e elitës në Kosovë. Të dy vajzat ndoqën një shkollë të njohur të arteve në Londër.

Yjet e muzikës pop, së bashku me një grup futbollistësh shqiptarë në skuadrat kryesore të Europës, luajnë një rol tepër të rëndësishëm për të ndihmuar në ndryshimin e imazhit të shqiptarëve, thotë Petrit Selimi, ish-ministër i Jashtëm i Kosovës. Në vitin 2016, me një stil të pazakontë serioz, zonja Ora performoi në Romë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here