Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaron ne nje psotim ne Facebook se kryeministri Edi Rama shpërdoroi miliona euro për interesat dhe inatet personale në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
Teksa ka publikuar një video nga deklarata e kreut të qeverisë ku shprehej se qeveria nuk kishte humbur asnjë arbitrazh, ai theksoi se kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar te keqmenaxhimi i palaços.
REAGIMI I ALIBEAJT
Simptoma më e dallueshme e patologjisë së deluzionit është krijimi i një realiteti paralel dhe mospranimi i atij faktik nga ana e të sëmurit.
Kostot e arbitrazheve të humbura, për fatin tonë të keq, janë realitet i bazuar te keqmenaxhimi i palaços, që mendon se duke gënjyer me zë të lartë, do të na infektojë me patologjinë e tij.
Ora e ndryshimit nuk është larg!
https://www.facebook.com/EnkelejdAlibeaj/videos/805759280237181/?t=1