Basha në Elbasan: Dua të bëj gjithçka për të ndihmuar të parët rininë dhe profesionistët!

0
174

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka nisur një seri takimesh me qytetarët në rrugët e Elbasanit, ka folur me ta, ka hyrë në dyqanet e biznesmenëve të vegjël dhe u ka shpjeguar planin e shpalosur nga PD për rimëkëmbjen për vetëm këto gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Në rrugë Basha ka biseduar me një djalë të ri që ishte diplomuar për drejtësi dhe duke qënë i papunë, shihte si rrugëzgjidhje vetëm ikjen nga vendi.

Basha tha:  “Shiko në ç’gjendje ka ardhur ekonomia, po rrimë para dy qepenave të mbyllur. Dhe po nuk punoi ekonomia…

Unë dua të bëj gjithçka për t’ju ndihmuar ju të parët, rininë, se mundësitë ekzistojnë, sepse vendi nuk është i varfër, por është një vend i vjedhur dhe po të ndalojmë këtë rrugë që na ka futur kjo qeveri, rrugën e kolapsit, futemi në një rrugë zhvillimi normal dhe të jesh i sigurt që të parët që do të përfitojnë do të jetë rinia dhe profesionistët e trajnuar si puna jote,” premtoi kreu i opozitës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here