Meta i vendosur: Teatri Kombëtar, atje ku ishte dhe siç ishte…

0
159

Në Presidencë pak ditë më parë u shfaq vepra teatrale e regjisorit Robert Budina, “Profeti i Kokoshkave”. Lidhur me këtë, gazetarët e pyetën kreun e shtetit pse e ndërmori një nismë të tillë jo të zakonshme. Sipas Presidentit, kjo u bë në kushte jo të zakonshme pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, ndërsa premtoi se Teatri do të ndërtohet ashtu siç ishte dhe atje ku ishte.

”Nuk është normale të bëhet një shfaqje në presidencë, por unë kisha një pyetje për ju: çfarë është normale? Të shembet në kulmin e pandemisë Teatri Kombëtar? Është normale mos jepet leje të japin një sjfaqje në rrënojat e Teatrit? Presidenca është e hapur për këtë çështje. Dua tju siguroj ju dhe të gjithëve se Teatri do të ndërtohet atje ku ishte dhe siç ishte dhe shfaqja e parë do të jetë “Profeti i Kokoshkave. Këtë e vendosin artistët por unë do të jem i parë që do të presë biletën”,- tha Meta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here