Meta: Taksat e qytetarëve të mos përdoren për fushatë nga partitë politike, por për shërbime…

0
158

Presidenti Ilir Meta kërkon që 61 bashkitë e vendit të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në atë që ai e quan kapjen e votave me pahir dhe presione për bukën e gojës.

Meta thotë se rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira përkundrazi në degradim të tyre.

Ai bën thirrje që taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie.

POSTIMI:

Është shumë e rëndësishme që 61 bashkitë të përqendrohen në përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve dhe jo në “kapjen” e votave me pahir dhe presione ordinere me bukën e gojës.

Rritja e taksave që paguajnë qytetarët nuk u është kthyer në shërbime më të mira, përkundrazi në degradim të tyre.

Kur kjo ndodh në Elbasan, mendoni në bashkitë e tjera. Çdo zyrtar të bëjë detyrën me përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve dhe komunitetit.

Fatkeqësisht reforma administrative u keqpërdor për të përqendruar pushtetin vendor në pak duar e jo për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

Taksat e qytetarëve të mos keqpërdoren për të shtuar fondin e pagave për fushatë partie, por për të përmirësuar shërbimet ndaj qytetarëve.

NDAL abuzimit me pushtetin vendor nga cilido!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here