Ish-deputeti demokrat Genc Pollo ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit shqiptar i cili vijoi sulmet e tij ndaj Bashkimit Europian, të cilin e fajësoi për mosliberalizmin e regjimit të vizave me Kosovën.
Në reagimin e tij, Pollo shprehet se si gjithmonë, Edi Ramës ia kanë fajin të tjerët, duke theksuar se Rama e shau Bashkimin Europian gjoja për Kosovën, por në mendje kishte refuzimin europian ndaj despotit ballkanik që ai përfaqëson.
“Si gjithmonë fajin ja kanë të tjerët! Sot fajin ja ka Europa. E shau Bashkimin Europian gjoja për Kosovën, por në mendje kishte refuzimin europian ndaj despotit ballkanik që ai përfaqëson. Jo vetëm nuk do t’ia dijë për kushtet, por po prish me dorë dhe ato gjëra që nuk ishin problem. Rama po vulos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, e cila merr konferencën e parë në dhjetor. Konferencën e Shqipërisë e çon në esfel sa të jetë ai aty ku është. Por nuk ka si të jetë gjatë aty. Çfarëdo që të bëjë nuk e shtyn më gjatë se prilli. Ai muaj do të jetë kthesë për shumëçka; edhe për negociatat me BE”, shprehet ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo.