Këngëtarja e njohur, Rihanna mblodhi një ditë më parë, yjet e modelingut për të prezantuar koleksionin e ri të Savage X Fenty.
Disa nga modelet më të famshme dolën në pasarelë të enjten për të reklamuar koleksionin e të brendshmeve seksi në Los Angeles Convention Center.
Ishte vetë këngëtarja e famshme që udhëhoqi modelet në pasarelën e madhe, teksa ndiqej më pas nga Bella Hadid, Irina Shayk dhe Cara Delevingne.
Shfaqja e nxehtë e Savage X Fenty do të transmetohet sonte, 2 tetor, dhe modelet do të ngrejnë temperaturat të veshura me koleksionin e ri të këngëtares.
Rihanna u shpreh për People gjatë organizimit të shfaqjes u mundësua që të gjitha modelet të ishin të sigurta në mes të pandemisë COVID-19.