Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë ditën e sotme në ditën e pestë të grevës së urisë.
Ata thotë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Në një prononcim për ABC News, njëri prej tyre u shpreh se punëtorët tashmë janë shumë të lodhur dhe po shfaqin simptoma të rënda.
“Punëtorët janë shumë të lodhur. Kanë filluar të kenë marrje mendsh dhe rritje tensioni. Ata kanë edhe probleme me shëndetin për shkak të punës që bëjnë.
Ne jemi shumë të vendosur për arsye që ju i dini. Institucioni i parë shtetëror që duhej të shqetësohej për ne ishte ministria e Shëndetësisë.
Ata u kujtuan shumë vonë pasi dolëm në median tuaj. Erdhën ditën e katër dhe ne i refuzuam. Kushtet nuk janë të favorshme por ne jemi të vendosur që deri në plotësimin e kërkesave tona ne nuk dalim që këtej”, shprehet naftëtari.