“25 Prilli, fundi i marrëzisë”, Gjosha: Çdo koncesion dhe PPP dhënë nga Rama, është një borxh që do t’i mbetet fëmijëve tanë

0
153

Ish ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, i eshte bashkuar denoncimit nga opozita per aferen korruptive ne portin e Durrësit.

Nepermejt nje postimi ne Facebook,  Gjosha shkruan se në vend që fondet e buxhetit të shtetit të shkojnë te shtresat në nevojë apo te ato biznese që po prekin falimentin, qeveria vendos të falë paratë e taksave të shqiptarëve per interesat e veta.

Postimi i plote:

Koncesionet nuk kanë të ndalur, edhe pse kemi hyrë në muajt e fundit para zgjedhjeve!

Në vend që fondet e buxhetit të shtetit të shkojnë te shtresat në nevojë apo te ato biznese që po prekin falimentin, qeveria vendos të falë paratë e taksave të shqiptarëve, për të dhënë me koncension Terminalin e Konteniereve në Portin e Durresit!

Cdo koncesion dhe PPP është një borxh më shumë, të cilën duhet ta paguajnë qytetarët, borxh që do t’i mbetet fëmijëve tanë për t’i shlyer ndër vite!

25 Prilli do të shënojë fundin e kësaj marrëzie!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here