Në prangat e policisë italiane në Scandiano (Reggio Emilia) kanë rënë dy vëllezër shqiptarë përkatësisht 33 dhe 37 vjeç.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptarët kishin krijuar një biznes të konsoliduar për tregtimin e kokainës në këtë zonë për të paktën pesë vjet.
Hetimet
Si rezultat i hetimeve të policisë u bë e ditur se vëllezërit mbanin në shtëpi kokainë dhe e shisnin atë. Ky biznes kishte vazhduar për të paktën pesë vjet.
Pas urdhrit të policisë për arrestimin e shqiptarëve u sekuestruan edhe dy makinave të përdorura nga vëllezërit për dërgesat, një Citroen C3 dhe një Opel Corsa.
Ishte arrestuar edhe babai
Në fund të muajit gusht, në prangat e policisë kishte rënë edhe babai i tyre, i cili ishte kapur duke shitur disa doza kokainë në vendin e punës së klientit, në një garazh.
Në momentin që policia e evidentoi shqiptarin, ai u përpoq të fshihte një çorape që përmbante 20 qeskëza me kokainë.
Po ashtu iu sekuestruan edhe 1500 euro si edhe dy telefona celularë./ Panorama/