Pamje si nëpër filma! Përleshje me armë, kris pistoleta në mes të kryeqytetit…

0
235

Pamje si nëpër filma.

Hamdi Novobërdaliu i njohur me nofkën ‘Turku’ ka zbrazur një karikator të tërë mbi makinën e Ardi Pajazitit vëllain e Andi Pajazitit i njohur si ‘Italiani’, gjatë ditës së enjte në qendër të Prishtinës.

Në një video të publikuar nga Insajderi shihet se si ‘Turku’ gjuan me armë teksa makina e Ardi Pajazitit është duke lëvizur.

‘Turku’ ndërron dy karikator të pistoletës dhe gjuan pa u ndalë, ku pastaj shihet duke u arratisur.

Rasti është denoncuar nga Ardi Pajaziti edhe në polici.

Shikoni pamjet:

Sipas detajeve të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Isa Kastrati’ në orën 12:00 të ditës së djeshme, ndërsa në vend ngjarje policia ka gjetur 21 gëzhoja të revoles.

‘Rr. Isa Kastrati, Prishtinë 01.10.2020 – 12:41. Ankuesit meshkuj kosovarë, raportojnë se derisa ishin duke lëvizur me veturë, një person i dyshuar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre,  mirëpo përveç dëmeve materiale në veturë, nuk kishte të lënduar. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur rreth  21 gëzhoja. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe gjendet në arrati’, thuhet në raporton e policisë.

Më herët mësohet se Andi Pajaziti-‘Italiani’ dyshohet se kishte tentuar të vrasë Hamdi Novobërdaliun – ‘Turkun’.

Lidhur me këtë, policia kishte arrestuar, Pajazitin.

Pajaziti i njohur edhe si ‘Italiani’ është i përfshirë po ashtu edhe në rastin ‘Duplex’, ku ishte raportuar për gjuajten me armë që kishte ndodhur pranë këtij klubi të natës.

Andi Pajaziti – ‘Italiani’ siç u raportua më herët, është një mik dhe bashkëpunëtorë i ngushtë i Astrit Mehmetiti i njohur me nofkën ‘Llepota’, i cili është ende në arrati dhe kërkohet nga policia.

Ndërsa, Hamdi Novobërdaliu-‘Turku’ në vitin 2018  ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, me 4 vjet burg për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Novobërdaliu, akuzohej se poër hakmarrje, në vitin 2011, ka dashur të vrasë Florim Arifin.

Për veprën penale ‘vrasje e rendë në tentativë’, Noverberdaliu, u dënua me tri vite e gjashtë muaj, ndërsa për ‘armëmbajtje pa leje’, ishte dënuar me një vit burgim, por gjykata vendosi që me dënim unik, të njëjtin e dënoi me katër vite burgim.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here