Tedi Blushi: Ndal sulmeve ndaj KF Tirana, tifozëve të ekipit dhe komunitetit të nderuar tironas!

0
112

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës ka reaguar ndaj sulmeve medatike që janë bërë sot ndaj ekipi të “Tiranës”.

Postimi i plotë:

NDAL SULMEVE NDAJ KF TIRANA, TIFOZËVE TË EKIPIT DHE KOMUNITETIT TË NDERUAR AUTOKTON TIRONAS!

I bëjmë thirrje Rilindjes të ndalë menjëherë të gjitha sulmet, presionet, shantazhet dhe fyerjet e shfrenuara që ka ndërmarrë prej 48 orësh ndaj ekipit të madh, krenarisë sportive e kombëtare, KF Tirana, tifozëve të saj të mrekullueshëm dhe mbarë komunitetit të nderuar autokton tironas.

Zëdhënësi i Tao Qylit dhe gazeta e tij, që kanë marrë përsipër për llogari të Rilindjes, fushatën më të poshtër ndaj këtyre vlerave më të spikatura kombëtare, që as armiqtë më të egër të kombit shqiptar nuk kanë guxuar ta bëjnë, duhet të kërkojë menjëherë falje me përulje për vijimin e etikimit si “terrorist” të komunitetit të nderuar tironas, që edhe atij vetë i ka hapur dyert me bujari dhe e ka mirëpritur.

Ky Sekt pa nder, pa vlera, pa familje dhe pa Atdhe duhet ta dijë mirë se çdo fushatë denigrimi ndaj vlerave tona më të mira kombëtare, do të refuzohet me përbuzje jo vetëm nga komuniteti i nderuar autokton tironas, por nga të gjithë shqiptarët e ndershëm, të cilët i ftojmë të ruajnë qetësinë ndaj këtyre provokimeve tepër të ulta!

Zëdhënësi i Tao Qylit, bën mirë të vazhdojë të merret me “Peshkun”, që po qelbet nga koka, dhe të distancohet menjëherë nga padroni i tij dhe kjo fushatë e ndyrë ndaj KF Tirana!

Fotografia e Tedi Blushi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here