Një mjet është djegur në fshatin Lazarat në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije se automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale I.B, i cili është banues në fshatin e Lazaratit.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që burime bëjnë me dije se dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi pranë mjetit është konstatuar lëndë ndezëse.