Gjykata e Kukësit ka ndryshuar masën e sigurisë për dy personat e kapur pak ditë më parë në Doganën e Morinës, së bashku me këngëtaren Fjolla Morina, pasi në makinë iu gjetën armë zjarri.
Mësohet se gjykata ka liruar nga qelia biznesmenin Fisnik Syla dhe shoferin e këngëtares Fitim Muji, duke caktuar masën e detyrimit të paraqitjes.
Prokuroria kishte kërkuar për ta “arrest me burg”, por gjykata i ka liruar për mungesë provash. Ndërkohë, këngëtarja Fjolla Morina ndodhet në “arrest shtëpie”.