Votimi i njëanshëm i Kodit, Gjekmarkaj deklaratë të fortë: Jemi në kufijtë e një grushti shteti

0
95

Agron Gjekmarkaj i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 shprehet se miratimi i Kodit Zgjedhor me 97 vota, por pa konsensus është një ngjarje në kufijtë e jë grushti shteti.

Gjekmarkaj thekson se është një goditje që i bëhet procesit elektoral në Shqipëri, ku hera e parë në mënyrë të njëanshme duke përdorur kartonët ndryshon rregullat e lojës kur loja ka filluar

“Prisja të siguronte shumë më tepër se kaq por duket se janë treguar të përkorë. Për mua kjo që ka ndodhur sot është në kufijtë e një grushti shteti duke ruajtur konturet legale të legjitimitetit. Është një goditje që i bëhet procesit elektoral në Shqipëri, ku hera e parë në mënyrë të njëanshme duke përdorur kartonët ndryshon rregullat e lojës kur loja ka filluar pa bërë pjesë palën tjetër duke sfiduar Bundestagun, BE, të gjithë ata që kanë kërkuar reformë elektorale konsensuale. Çdo gjë u bë me ‘colpo di forza’. Retorika që përdoret për integrimin nuk i intereson pushtetit”, tha Gjekmarkaj.

Sa i përket deklaratave të Presidentit të Republikës dhe replikave me kryeministrin Rama, analisti Gjekmarkaj tha se e sheh të duhur sjelljen e Kreut të Shtetit, i cili sipas tij ka për detyrë të mbrojë Kushtetutën.

“Mendoj që Presidenti ka përdorur ligjërimin e duhur paçka se në dukje të krijon përshtypjen se është spostuar nga detyra e tij institucionale. Presidenti është i pari që ka për detyrë të mbrojë Kushtetutën. Kushtetuta është cenuar. Meta duke qenë i vetmi institucion i pakapur nga qeveria mendoj që e ka detyrë dhe e gjej të duhur sjelljen e tij për të reaguar në këtë mënyrë”, tha ai.

Gjekmarkaj e sheh si një thyerje më shumë se sa përballje situatën mes Presidentit dhe Kryeministrit.
“Mendoj që tani ata janë përballë nuk janë thjesht presidenti dhe kryeministri i vendit. Ndoshta më tepër se kaq, kemi në një anë kryeministrin që po ndryshon rregullat e vendit dhe nga ana tjetër presidenti që po përpiqet të ruajë formën e marrëveshjeve institucionale të vendit. Është më shumë se përballje. Është një thyerje. Çdo qytetar në këtë vend duhet të shqetësohet kur sheh se ligjshmëria thyhet dhe dëmtohet, sulmohet njëanshëm për të minuar rregullat e lojës për ta pasur më të lehtë garën elektorale”, deklaroi ai.

Ndërkohë që Gjekmarkaj flet për një situatë pozitive për opozitën në këndvështrimin që ia doli të bëjë palë ambasadorët dhe të vërtetojë se Rama nuk di të bëjë marrëveshje dhe që gënjen.

Mendoj që opozita ka pasur dy qëllime në momentin kur është bërë pjesë e Këshillit Politik. Pas vitit të protestave që e nxorën një situatë konflikti me faktorin ndërkombëtar që nuk e pranuan djegien e mandateve, mospjesëmarrjen në zgjedhje, protestat dhe për t’iu vërtetuar këtyre dhe opinionit të brendshëm që ky kryeministër nuk është i aftë të bëjë marrëveshje me opozitën. Nga pikëpamja simbolike ia doli, i bëri palë ambasadorët. U nënshkrua marrëveshja e 5 qershorit, rifitoi simpatinë e ndërkombëtarëve dhe pas një kohe relativisht të shkurtër ia doli të vërtetojë profecinë që kryeministri nuk di të bëjë marrëveshje, që mashtroi, gënjeu”, tha Gjekmarkaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here