Basha në Fushë-Krujë: Prioriteti i PD do të jetë sipërmarrja! Jemi në një rajon që ka potenciale të mëdha…

0
133

Kryedemokrati Lulzim Basha është ndalur kësaj radhe në një biznes mobilerie në Fushë-Krujë ku është njohur me problemet e këtij sektor gjatë dhe pas pandemisë.

Pronari i mobilerisë i rrëfeu sakrificat që ka bërë ai për të mbajtur njerëzit në punë, teksa theksoi se pret nga qeveria e ardhshme që të ndihmojë.

Lideri demokrat theksoi se është shumë i brengosur nga numri i madh i bizneseve që po falimentojnë teksa premtoi se prioriteti i PD në qeveri do të jetë pikërisht sipërmarrja dhe mbështetja ndaj saj në disa drejtime.

BISEDA MES BASHËS DHE PRONARIT TË MOBILERISË

LULZIM BASHA: Ti ke bërë sakrifica dhe s’ke hequr njerëz nga puna.

PRONARI I MOBILERISË: Zona jonë ka mungesë të theksuar. Oferta këtu është me e vogël se kërkesa. Kemi probleme me kualifikimin, arsimin e mesëm dhe të lartë. Tirana është afër, por transporti. Po u larguan e ke më të vështirë t’i marrësh. Njerëzit ikin. Por ishalla kemi një ndihmë nga qeveritë e ardhshme. Kamza që është afër, të hapet një të atashohet një nga këto shkollat.

LULZIM BASHA: Për trajnim po.

PRONARI I MOBILERISË: Janë të domosdoshme. Këto kërkojmë. Biznesi është, por presim nga qeveria rregullimin e infrastrukturës, ligjeve, mbështetje për eksportin. Kemi nevojë shumë. Kemi shumë shqiptarë në europë që marrin nga bizneset në Shqipëri. Nëse qeveria në jep një ndihmë, si Kosova, do ishte më mirë.

Rrisim punësimin, të ardhurat, dhe ia ngremë vlerat Shqipërisë. Jemi në një rajon që ka potenciale të mëdha. Shqipëria ka mundësi t’i ndihmojë shumë njerëzit. Të prodhojë, të hapë vende pune.

Klientet europianë janë të lodhur nga Kina, duan diçka specifike. Ne kemi klientë europianë, por na duhet suport. Ti kushtohet rëndësi. Të ketë në programin e qeverisë, të konsiderohet si fushë. Të bëhet ndonjë financim, me grante, apo të tjera. Pastaj dihen diçka probleme të tjera, çmimi i lartë i naftës.

LULZIM BASHA: Të falënderoj për këtë prezantim kaq konciz. Ke bërë një sakrificë personale për të mbajtur punonjësit në punë. Kjo që ka ndodhur me ty është prezantim. Pak njerëz ia kanë dalë. 100 mijë kanë dalë nga puna.

Këta i ke paguar me paratë e tua. Sa i përket situatës aktuale, ti e sheh që gjendja ekonomike po shkon drejt përkeqësimit. Dua ta ndaj në dy pjesë, para 25 prillit, dhe pas që kemi një program.

Duhet një mbështetje e fuqishme e menjëhershme, në radhë të parë për ata që kanë humbur njerëzit e punës. Mbi 100 mijë njerëz që kanë humbur punët. Për këta duhet një pagesë minimale, se janë me duart lart, me sytë nga qielli, por janë kryefamiljarë e familjarë. Çek 160 mijë lekë për ata për 6 muaj.

Afatgjatë. E para trajnimi, ne parashikojmë një skemë me punë të pjesshme, që e quajmë trajnim dual, gjysmën e kohës në shkollë, gjysmën në kompani. Është trajnim gjerman. Tjetra ka të bëjë me nxitjen e eksportit. Këto probleme nuk lindën me COVID dhe tërmet. Shqipëria këto 7 vite s’ka investuar. Çfarë keni bërë e keni bërë vetë, me forcat e tua pa ndihmën e shtetit. Kosova, Serbia e Maqedonia forcojnë eksportin. I japin para kompanive të tyre të çojnë produktet e tyre në panaire.

Paratë qeveria i ka shkuar në fasada e koncesione.

Prioriteti numë 1 i PD është mbështetja e sipërmarrjes. S’ka punësim, s’ka konsum, s’ka ekonomi. Pra janë të lidhura, prandaj duhet mbështetur sipërmarrja.

Si mbështetja e eksporteve, trajnimeve etj që janë pjesë e programit tonë për qeverisje. Pastaj vijnë komponentë të tjerë që kanë të bëjnë me konkurrencën. Nëse penalizohesh nga nafta, nga energjia, etj, humb ti, humb dhe shteti.

S’mund të vijojmë më me taksat më të larta në rajon, prandaj ne kemi taksën 9%. Masat që do merren do ua lehtësojnë jetën dhe aktivitetin.

Shqetësimi kryesor janë këto 6 muaj. Shqiptarët në 25 prill do zgjedhin për ekonominë dhe normalitetin.

Pasi tani sipërmarrësit janë kokulur, të dhënat tregojnë që 61% e bizneseve shqiptarë para 2 muajsh dalin pa fitim. Tani është momenti që shteti të ndihmojë. Mbi 70% e ndërmarrjeve dalin me humbje.

Plani jonë është e domosdoshme që sipërmarrja të mbështetet.

Kemi dy masa të veçanta, për biznesin e vogël çek 1 mijë euro për të paguar taksat e ato shpenzimet. Jam shumë i brengosur nga numri i madh i bizneseve që po falimentojnë përditë. Bëhet fjalë për dhjetëra biznese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here