Ish deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj, ishte sot prezente në Ballsh, ku pa nga afër gjendjen e naftetareve te cilet vijojne greven e urise prej 9 ditesh.
Teksa iu ben thirrje institucioneve, prokurorise dhe ndërkombëtarëve, Mehmetaj shkruan se asnjë interes privat nuk mund e nuk duhet të jetë mbi interesin e qytetarëve tanë.
Postimi i plote:
Dita e 9 e grevës së urisë për Naftëtarët e Rafinerisë së Ballshit.
Dita e 9 që nuk marrin përgjigje e as garanci nga shteti.
Çështë ky shtet e kjo qeveri që lë në mëshirë të fatit më shumë se 900 familje për të mbrojtur interesat e oligarkëve?
Me çfarë do i mbajnë familjet e ushqejnë fëmijët këta naftëtarë kur kanë 13 paga pa marrë? Gjyqet i kanë fituar, statusi i naftëtarit duhet ti mbrojë, por rilindja i lë në mes të katër rrugëve.
Mashtrimet e gënjeshtrat e Ramës e rilindjes vazhdojnë, ndërkohë që zgjidhje nuk jepen.
Jepuni naftëtarëve atë që u takon, shpërblejuni djersën e sakrificën.
Asnjë interes privat nuk mund e nuk duhet të jetë mbi interesin e qytetarëve tanë.
Unë sot i bëj thirrje të gjitha institucioneve që duhet të zbatojnë vendimet e gjykatave të bëjnë detyrën. I bëj thirrje prokurorisë të hetojë çfarë po ndodh me pagat e naftëtarëve. I bëj thirrje edhe partnerëve tanë ndërkombëtar, që humbin kohë me gënjeshtrat e Ramës, të interesohen për jetët e këtyre naftëtarëve. Ju siguroj se mirëqenia e tyre është më e rëndësishme se çdo hile elektorale e Edi Ramës e se një fjalë e tyre është më me peshë se të mbledhësh bashkë fjalimet e rilindjes në katër vite.