Eurodeputeti deklaratë të fortë: Shqipëria, shtet që drejtohet nga mafia

Gjatë konferencës për paketën e zgjerimit të BE 2020 dhe Planin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor, francezi Jerome Riviere ka komentuar ashpër zhvillimet e fundit ne vend.

“Me Shqipërinë, një shtet që drejtohet nga mafia, por edhe me shumicë myslimane, Europës që ju pretendoni të mbroni, do t’i vijë fundi”, tha Riviere, duke lënë të kuptohej se nuk do ta miratonte raportin.

Po ashtu, kritik ka qenë dhe Europdeputeti hungarez, nga partia Jobbik, i cili foli në lidhje me votimin e djeshëm të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Sipas tij, “zgjedhjet e ardhshme në prill nuk do të jenë demokratike”.

Ndërkohë, zërave kritik i është kundërpërgjigjur Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Isabel Santos, e cila theksoi para eurodeputetëve se procesi i integrimit për Shqipërinë nuk duhet të ndalojë, pasi populli shqiptar është më pro-europiani në rajon.

 

Eurodeputeti deklaratë të fortë: Shqipëria, shtet që drejtohet nga mafia

Dita e 9 e grevës së urisë

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko