Konferenca e paqes/ Paris 1919, si do të pushtohej “mentaliteti i Lindjes”  

0
292

Kur Udrou Uillson ishte presidenti i parë që shkeli në Evropë, prezenca e tij në Konferencën e Paqes, Paris 1919, u shfaq dilematike. Cila ishte pikëpamja e vetë Uillsonit? Arritja e paqes ishte po aq e rëndësishme sa dhe fitimi i luftës. Cilat ishin interesat e Amerikës në Konferencën e Paqes? Margaret Makmillan në librin e saj historik “Paris, 1919, gjashtë muaj që ndryshuan botën”, bën profilin autentik të presidentit amerikan. Si ishte raporti i Uillsonit me diplomatët evropianë? Pse në hartën politike të vendeve të Evropës presidenti amerikan kishte aq shumë armiq, dhe miq të kthyer në armiq?

 

Margaret Makmillan

 

 

Fundi i Otomaneve

Larg nga Parisi, në juglindje të Evropës, një vend tjetër i madh vuante për të kaluarën dhe nuk e mendonte tw ardhmen tw lehtw. Bizantët e Grekëve dhe Romakëve, Kostandinopoja e pajtuesve, Stambolli i Turqisë, njëherë e një kohë kishin qenë kryeqendra e perandorisë së madhe Bizantine dhe më vonë, pas 1453 e Turqëve Otomanë. Tani, Perandoria Otomane kishte marrë tatëpjetën. Vendi ishte dyndyr nga refugjatë dhe ushtarë të ushtrive asgjesuese, nga mungesa e energjisë, ushqimit dhe shpresës. Fati i tyre – në të vërtetë i gjithë perandorisë –u bë çështje që të zgjidhej në Konferencën e Paqes.

Faqet e historisë u shtrinë në të gjithë Kostandinopojën, duke braktisur kishat, xhamitë, afresket, mozaikët, pallatet, tregjet dhe vendet peshkatarw. Muret masive të vendit qenë dyndur nga Europianët dhe në Lindje, nga Persianët, Kurdët, Arabët dhe së fundi Turkët. Perandori i fundit Bizantin në 1453 zgjodhi vdekjen, meqenëse Turqit Otoman arritën të pushtonin perandorinë e tij. Përgjatë rrugëve të Istambulit shtrihen copërat e Antikitetit: muret, kubetë, korridoret, Çisterna e madhe Bizantine ku kolonat Greke dhe Romake ngrinin çatinë e tyre. Lart, minaretë e xhamive-disa prej tyre, ashtu si masivi Santa Sophia, të kthyera tashmë në kisha Kristiane-dhe kullat e mëdha, të ndërtuara nga Geonese të humbura në kodrat e vendit. Përgjatë gjirit të thellë të Golden Horn, qyteti i vjetër i Stambollit, me mjerimin dhe madhështinë e saj, përballej me shumë hapësira moderne ku jetonin të huajt. Ishte një vend me shumë kujtime dhe shumë njerëz.

Përreth kishte vetëm ujë. Në veriperëndim, Bosfori shtrihej në Detin e zi përgjatë Rusisë dhe Azisë Qendrore; Jugperëndim, deti Marmara shtrihej në Dardanele dhe Mesdhe. Gjeografia kishte krijuar vendin, po kështu ajo e kishte bërë të rëndësishme përgjatë shekujve. Që nga antikiteti, me fitoren e Jasonit, po kështu dhe fitoren e madhe të Aleksandrit të Madh pranë Persisë, deri në kohët moderne, kur si Katerina e Madhe e Rusisë dhe Wilhelm II i Gjermanisë kishin shtrirë dorën për ta zotëruar atë, vendi gjithmonë kishte qenë çmimin më të lartë.

Shumë nga diplomacia e shek.19-tw qe vërtitur rreth kontrollit të ujërave të tilla vitale. Rusia digjej për portet e ujërave të qeta për të patur kalime në detet e botës. Britanikët nga ana tjetër, përkrahnin perandorinë e dobët otomane për të mbajtur Rusinë të ndrydhur në Detin e Zi. (Vetëm në momentet dëshpëruese të luftës, kishte detyruar Britanikët t`i lejonte Rusët të kishin kontroll mbi ngushticat; fatmirësisht, zotërues të revolucionit të 1917, Rusia nuk do të fitonte çmimin e saj.) Për turqit Otoman, që një here e një kohë kishin arritur të hynin deri në Vjenë, nuk kishtë shumë për të thënë. Edhe pse turqit e rinj arritën të shpërthenin para Luftës së Madhe, nuk ia arritën të parandalonin rrënimin e tyre. Perandoria u tërhoq në Ballkan dhe përgjatë Afrikës së Veriut.

Në 1914, udhëheqësit Otoman vendosën të përballeshin me Rusinë, tani aleate me miken e tyre të vjetër, Britaninë: Perandoria bashkoi në luftë me anën e Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë. Ishte një rrezik që dështoi. Në Mesopotami dhe në Galipoli, ushtarët Turq turpëruan aleatët, pasi kishin pretenduar fitore të shpejta. Por që nga 1918, fati i Otomanëve kishte shteruar. Kolapsi i Bullgarisë në shtator hapi rrugën e Kostandinopojës nga Perëndimi, ndërkohë që trupat Britanike dhe Indiane u tërhoqën nga jugu për në Lindje. Jashtë kufijve të lindjes së largët të Mesdheut, anijet aleate luftarake u rrethuan nga një varg kërcënuesish. Prehja ekzistonte vetëm në kufijtë e tij veriperëndimorw, atje ku perandoria e vjetër Ruse po dizintegrohej, por Otomanët ishin shumë të dobët për të përfituar. Perandoria e tyre po coptohej që para luftës, ndërsa tani po shkrinte si dëborë. Territoret Arabe ishin pushtuar nga Mesopotamia në Palestinë, nga Siria e poshtme e Gadishullit Arabik. Në lindje dhe në Detin e Zi, popujt-Armenia, Gjeorgjia, Azerbaxhani, Kurdët-hynë në betejë për të themeluar shtete e reja në kufijtë me Rusinë. “Zakoni i përgjithshëm midis turqëve,” raportoi një diplomat Amerikan, “është një nga më shpresëpakët duke pritur përfundimet e Konferencës së Paqes”. Ashtu si popujt e tjerë, ata shpresonin se Amerikanët do t`i shpëtonte ata: Vetëvendosje mund të shpëtojë të paktën territoret e sapofolura Turke në Thrakën lindore dhe Anatolisë. Në Kostandinopojë, intelelektualët themeluan “shoqërinë e Principeve Wilsoniane”.

Burri, i cili kishte udhëhequr perandorinë drejt luftës dha dorëheqjen që në fillim të javës së Tetorit dhe u largua me anijen luftarake Gjermane. Një rojtar i qeverisë i dërgoi fjalë Britanisë se ai donte paqe. Qeveria Britanike ra dakord të niste menjëherë bisedimet në Ishullin Aegon të Mudos, në njëfarë mënyre për të mbajtur Francën rezervë. Megjithëse Britania ishte konsultuar me Francën në kushtet e armëpushimit, ata ranë dakord në një argument të dyshimte që, nëse perandoria Otomane do të kishte kontaktuar e para, do të ishte përgjegjësia e Britanikëve për negocim. Qeveria Franceze dhe admirali Francez në Mudros, të dy protestuan më kot. Të gjithë negocuesit qenë trajtuar nga komandanti Britanik, Admirali Arthur Calthorpe.

Delegatët Otomanë qenë drejtuar nga Hussein Rauf, një hero i ri detar dhe ministri i ri i flotës ushtarake detare. Në 28 Tetor ata mbërritën në anijen e komandatit Calopthe, e quajtur Agamemnoni. Negocuesit qenë civil, si dhe miqësor. Raufi çmoi tek Calthorpen bujarinë dhe çiltërsinë – dhe inkurajues kur ai i premtoi që Britania do të negocojë me Turqinë, përzemërsia, ishte e gjitha që kishte mbetur nga Perandoria. Kostandinopoja mbase nuk do të ishte okupuar; sigurisht as trupat greke dhe italiane, veçanërisht Turqit nuk do të ishin lejuar të zbarkonin në të. Kur Rauf u kthye në atdhe, ai raportoi para njerëzve të tyre: “Ju siguroj që asnjë ushtar armik nuk do të zbarkojë në Stambollin tonë. Britanikët i kishin trajtuar shumë mirë: “Armëpushimi që përfunduam është në interes të shpresave tona. “Edhe pse ata i pranuan të gjitha klauzolat e vendosura nga Britania, Rauf i besoi Calthorpe, i cili i premtoi se klauzolat e armepushimit nuk do të ishte të pabesa. Në fund të fundit, interesi i Britanikëve ishte vetëm kalimi i lirë përgjatë ngushticave: Pse të donin të okuponin Kostandinopojën, apo ndonjë vend tjetër? Rauf mendoi me vete, se tashmë Britania kishte okupuar territoret Arabe: “Mendoj se asnjë territor tjetër nuk do të jetë në synimet e interesave të tyre nacionale, që të mund të arrijnë të pushtojnë”.

Kur dy burrat vendosën firmat e armëpushimit në 30 tetor, gëzueshëm, e festuan me shampanjë. “Raufi,” – i shkroi kapiteni i Agamemnonit gruas së tij, “më thurri një fjalim të këndshëm dhe të shkurtër, duke më falënderuar për mikpritjen dhe konsideratën si një armik tepër teknik.” Fotografi i kapitenit të dy binjakëve, tha Raufi, kishte qenë burimi inspirimi për të. “A nuk është e mrekullueshme?”

Në Londër, kabineti Britanik u njoftua për armëpushimin dhe nisën diskutimet se si mund të pushtohej Kostandinopoja, e ashtuquajtura “mentaliteti i Lindjes.” Britanikët dhe aleatët kishin qëllime për të zbatuar rigorozisht armëpushimin. Të gjithë trupat Turke do të dorëzoheshin; të gjitha hekurudhat dhe telegrafikët do të okupoheshin nga Aleatët: Portet Turke do të ishin në dispozicion për anijet luftarake të Aleatëve.

Por klauzola më rrënuese ishte i shtati në numër, i cili shprehte qartë: “Aletatë kanë të drejtë të okupojnë çdo pikë strategjike, në rast të lindjes së një problemi që kërcënon sigurinë e Aleatëve”. Vite më vonë, Raufi u shfaq përsëri: “Ka qenë një bindje e përgjithshme e vendit tonë se Anglia dhe Franca ishin vende të besueshme jo vetëm për paktet e shkruara, por edhe në premtimet e tyre. Këtë bindje e kisha edhe unë. Sa turp që ishin gabuar në besimin dhe bindjet tona.”

Nga posti i tij, larg në jug, në kufi me Sirinë, një mik i Raufit, hero gjithashtu i shkroi qeverisë së tij me keqardhje: “Është opinioni im më i sinqertë dhe i hapur se nëse i demobilizojmë trupat tona dhe ia japim Britanikëve, pa i dhënë fund keqkuptimit dhe keqinterpretimit të armëpushimit, do të jetë e pamundur për ne të vendosim fre qëllimeve lakmuese të Britanisë”. Mustafa Kemal-i njohur sot Ataturk- u drejtua për në veri të Kostandinopojës dhe nxiti këdo takonte, nga politikanët deri tek vetë sulltani, për të themeluar një qeveri të fortë për t’iu kundërvënë të huajve. Ai fitoi simpati në shumë anë, por sulltani, Mehmed VI preferoi të qetësonte aleatët. Në Nëntor të 1918, Mehmet shpërbëu parlamentin dhe u përpoq të qeveriste mes njerëzve të tij.

Radha e madhe e sulltanëve që kishte lindur me Sulejmanin e Madh kishte rënë të Muhamedi i VI. Arritja kryesore e tij ishte të mbante gjallë sundimin e tre vëllezërve: njëri ishte shkarkuar nga posti, kur ishte çmendur; pasues nga egërsia dhe paranoizmi i trashëgimtarit tjetër, kaq i frikshëm për armiqtë, sa kishte punësuar një eunuk për të ndezur shtëllungën e parë të çdo cigareje; burri i drojtur dhe i vjetër, që qeverisi deri në verën e 1918. Mehmedi VI ishte i arsyeshëm, por i vështirë për të gjykuar për më tepër kur kishte shumë ide në kokën e tij. Ai mori pushtetin me një dyshim të thellë. “Jam i humbur,” iu tha udhëheqësve fetar. “Lutuni për mua.”

Pushteti për fron, që njëherë kishte tronditur botën, ishte larguar ngadalë. “Urdhërat nga qeveria,” raporton një përfaqësues Amerikan “zakonisht ndërmerren, por konsiderata me e vogël në provinca dhe mbarë popullin është tepër e varfër përgjatë gjithë Azisë së Vogël”. Megjithëse Kostandinopoja nuk ishte pushtuar zyrtarisht, ushtarët dhe diplomatët Aleatë “qenë kudo – duke këshilluar, urdhëruar dhe sugjeruar.”

Anijet ushtarake aleate e pushtuan portin kaq fort sa dukeshin një masë solide. “Jam i sëmurë”, murmuriti sulltani. “Nuk mund të shoh jashtë dritares. Urrej t`i shoh ata.” Ataturku kishte një mendim ndryshe: “Ashtu siç erdhën, ashtu do të ikin.”

Ataturku ishte një njeri i ndwrlikuar, trim, i vendosur, fotografia me sytë e tij shkëlqyes, ndodhet kudo në të gjithë Turqinë e sotme. Në 1919 shumë pak të huaj kishin dëgjuar për të. Katër vite më vonë ai kishte poshtëruar Britaninë dhe Francën dhe solli në ekzistencë shtetin e ri të Turqisë. Data 10 Nëntor, përvjetori i vdekjes së tij është një ditë kujtimi kombëtare. Ai mund të ishte i pamëshirshëm, si me armiqtë dhe miqtë e tij; pas fitoreve të mëdha ai u përpoq me asocacimet e vjetra, duke përfshirë Raufin për tradhëti. Ai mund të ishte tërheqës, siç e kishin zbuluar shumë gra të jetës së tij. Fëmijët e donin atë, edhe ai po ashtu; ai gjithmonë thoshte, sidoqoftë, nëse fëmijët e burrit të madh jenë të degjeneruar, është njësoj si të ishte i pafëmijë. Ishte racional dhe inteligjent, por në vitet e fundit të jetës së tij qe i hipnotizuar dhe ezoterik. Ai refuzoi që në radio në Ankara të luhej muzikë tradicionale, ishte ajo që ai dëgjonte dikur me miqtë e tij. Ai donte të emanciponte gratë Turke, deri kur divorcoi të vetmen grua që u martua, ai e bëri këtë në rrugën tradicionale Myslimane. Ishte diktator, i cili u përpoq të vendoste demokracinë në jetë. Në 1930 krijoi një parti kundërshtare dhe zgjodhi anëtarët e saj. Kur ata nisën ta sfidonin atë, ai i përmbysi ata. Ai ishte kapriçoz, por i drejtë. Vartësit e tij e dinin se çdo urdhër i dhënë nga ai, ndërsa ishte i dehur, nuk do të zbatohej.

Burri që lindi Turqinë kishte lindur në periferi të perandorisë së vjetër Otomane në portin detar të Maqedonisë në Selanikut. Nëna e tij ishte fshatare që mezi mund të lexonte dhe të shkruante, ndërsa i ati një tregtar i pasukseshëm. Si vetë perandoria Otomane, Selaniku përbëhej nga shumë kombësi. Aq shumë sa punëtorët në darkë të anijeve flisnin një dyzinë e gjysmë gjuhësh. Rreth gjysma e popullsisë së Selanikut ishte Hebre, pjesa tjetër zihej nga turqit dhe grekërit, armenët dhe shqiptarët. Evropianët perëndimorë zotëronin tregun dhe biznesin, ashtu si kombet evropiane dominonin perandorinë Otomane.

Që në fillim, opinioni i Ataturkut për fenë ishte përbuzës, opinion, që nuk e ndryshoi kurrë. Islami-udhëheqësit dhe njerëzit e shenjtë – ishin “një thikë e helmuar që godiste në zemër njerëzit e mi”. Mbrëmjeve si student ai shihte sheikët dhe dervishët që fshikullonin turmën në harbim, ai ndjente neveri për atë që e shihte si një fantizëm primtiv. “Kategorikisht refuzohej të besoj se në ditët tona, në periudhën më të ndritur të shkencës e dijes dhe civilizimit në të gjitha aspektet e saj, të mund të ekzisojnë në komunitetin e civilizuar të Turqisë, njërëz të tillë kaq primitivë të cilët kërkojnë ekzistencën dhe moralin e njerëzimit nga udhëheqja e njërit sheik te tjetri”.

Mbi kundërshtimet e nënës së tij, ai insistoi të edukohej në shkollat ushtarake. Në atë  kohë në këto shkolla nuk bëhej vetëm trajnimi i udhëheqësve në të ardhmen; por edhe qendra e rritjes së ndjenjës nacionale dhe revolucionare. Dhuntitë e veçanta të Ataturkut ishin për politikë dhe matematikë. Ai mësoi frengjisht kështu që mund të lexonte filozofë të tillë si Montesque dhe Volter. Kur ishte 19 vjeç, Ataturk fitoi një vend në kolegjin e Kostandinopojës, ku gjeti një kryeqytet botëror dhe kozmopolitan e ku më pak se gjysma e popullsisë së tij ishte myslimane. Pjesa tjetër ishte e përzierë me Hebre Sephardic, të cilët të parët e tyre ishin arratisur nga Spanja Kristiane shekuj më parë, patriotë Polakë të arratisur nga rregullat cariste dhe armenët ortodoksw, rumunë, shqiptarë dhe grekë. Pavarësisht katër shekuj të qeverisjes Otomane, Grekërit ende dominonin tegun.

(Edhe pse pas luftës së Dytë Botërore, mbi gjysmën të anëtarëve të Dhomës tregtare të Stambollit kishin emra Grekë). Evropianët vërshuan në industritë më të rëndësishme, dhe investuesit Perëndimor e mbajtën qeverinë me aftësi penguese dhe financën e tij në kontroll. Otomanët ishin tani kaq të dobët, sa ata ishin të detyruar t`i jepnin Perëndimit më shumë nga privilegjet speciale. Kapitullimi i tyre nisi në shek. XVI, me përjashtimin nga taksat Turke dhe gjyqit Turk. Siç shkruante trishtueshëm një gazetar turk: “Ne mbetëm vetëm spektatorë, ndërsa biznesi ynë, tregjet tona dhe barakat tona të shkatërruara ishin dhënë të huajve”.

Kolegji ushtarak për këmbësori, ku studioi Ataturku ishte në veri të Kepit të Artë (Golden Horn), në pjesën e re të qytetit, me rrugët e saj të gjera, të ndriçuara, opera, kafe, dhomë tregtare, banka, dyqane të modës Europiane, shtëpi publike me divane satin si ato të Parisit. Ataturku i eksploroi ato me entuziazëm, festoi, bënte orgjira, njëkohësisht lexonte shumë, por gjithmonë mbeti i pavendosur për Kostandinopojën. Ishte një vend ku mund të dëfreje, por i rrezikshëm për të qeverisur. Ai më vonë e zhvendosi kryeqytetin larg brendësisë së vendit në qytetin e Ankarasë. Si çdo oficer i ri në vitet para 1914, Ataturk u mor me shoqëritë sekrete, ku u betua t`i jepte perandorisë një kushtetutë moderne. Ai ndau shpresat e revolucionit të vitit 1908 dhe zhgënjimet nga dështimet për ta bërë më të fortë perandorinë. Në vitin 1908 Austria aneksoi Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Bullgarinë dhe deklaroi pavarësinë e tij. Në 1911 Italia, fuqia më e dobët në Evropë, shpalli kuftë dhe pushtoi Libinë. Pas luftës Ballkanike të vitit 1912-1913, Shqipëria, Maqedonia dhe një pjesë e Thrakës përfshi Selanikun, ishin shkëputur nga perandoria.

Në 1914 evropianët pjesë e perandorisë, që njëherë ishin shtrirë në Hungari, ishte zvogëluar në një territor të vogël në Thrakë në armëpushim poshte Bullgarisë. Në vite, 425. 000 m2 kishin humbur.

Kur nisi Lufta e Madhe, Ataturku po gëzonte jetën si diplomat në Bullgari. Ai shkoi në operan e parë në Sofie. Pesëmbëdhjetë vite më vonë ai ndërtoi një ndërtesë opera për kryeqytetin e ri të Ankarasë. Ai pa salla vallëzimi; më vonë në republikën e re të tij, vartësit civil i duhej të vallëzonin në sallat e oficere, sepse “kështu bënin në perëndim” Në fillim të vitit 1915, ai u zgjodh komandant i divizionit të ri, që ishte hedhur në mbrojtje të gadishullit Gallipoli; Reputacioni i shumë aleatëve ishte shkatërruar në Galipoli; e tija tashmë ishte bërë. Në historinë zyrtare Britanike më vonë shkruhej: “Rrallë në histori mund të ketë ndodhur që një komandant i vetëm divizioni të mund të ketë ushtruar nw tre divizione të ndryshme një influencë kaq të thellë gjatë gjithë betejës. Influencë kjo e thellë për të gjithë fatin e fushtës, por edhe të gjithë fatin e kombit”.

Në fund të luftës, Ataturku e gjeti Kostandinopojën shumë ndryshe nga vendi që kujtonte. Nuk kishte lëndë djegëse dhe shumë pak ushqim. Në atë kohë, turku kujtoi nënën e tij, kur ishte fëmijë, se si e ushqente familjen me vështirësi: “Na duket sikur kemi jetuar përgjithmonë me thjerrëza dhe supë lakre si dhe bukë të zezë e të thatë. Qeveria ishte rrënuar. Në cepat e rrugëve shquaje oficerë tek shisnin limonë, sepse pensioni i tyre ishte i ulët. Shumë refugjatë qenë të varfër. Rusët i shpëtuan luftës civile, armenët kërkonin siguri trishtueshëm dhe Turqit braktisën Lindjen e Mesme dhe Evropën. Në fund të vitit 1919 mbase 100 000 vetë flinin në rrugët e qytetit. Turqit e vetëm që lulëzonin qenë kriminelët dhe ata të pazareve të pista. Zhurma të çmendura përfshnin vendin: një ditë, turmat u shtynë në Santa Sophia, sepse psherëtihej se këmbanat kristiane do të binin përsëri.

Grekërit vendas, të intoksikuar nga shpresa e ligjeve të kthyera Helene, ngritën flamurin bardh e blu: një pikturë vigane e Venizellos u ngjit në një nga sheshet kryesore. Kryetari grek i dërgoi një kërkesë Parisit, duke gjykuar Turqit dhe i kërkuar atyre që Kostandinopoja të bëhet e Greqisë përsëri. Kabineti i tij i tha Grekëve Kristian të ndalte bashkëpunimin me autoritetet Turke. Grekërit, thotë një diplomat anglez, “ishin të prirur për t`i fryrë gjerat”. Disa gjaknxehtë i rrëzonin me forcë Turqit në rrugë dhe i bënë ata të hiqnin qeleshen e tyre.

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here