Meta ngre alarmin: Shqipëria po defaktorizohet në rajon, vendi po shpopullohet

0
129

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, presidenti Ilir Meta u shpreh se para 20 vitesh, pozita e shqiptarëve ishte pozitive në rajon, ndërsa e Serbisë ishte mjaft problematike.

Ai shtoi se tashmë këto vende kanë hapur disa kapituj, ndërsa vendi ynë duhet të presë.

Meta: Shifrat për shpopullim janë të BE-së. Para 20 vitesh, pozita e shqiptarëve ishte pozitive në rajon, ndërsa e Serbisë ishte mjaft problematike. Shqipëria ishte para sa i takon integrimit, ndërsa Seria dhe Mali i Zi nuk ekzistonin në këtë proces. Sot ata kanë çelur shumë kapituj.

Për ne nuk bëhet fjalë dhe nëse do të fitonte Rilindja edhe pas 4 vitesh do të prisnim se do të vendoseshin kushte të tjera. Këshilli politik për këtë u krijua që të merrej me reformën zgjedhore dhe kjo u shkatërrua nga vetëm një person.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here