Presidenti i Republikës Ilir Meta i ftuar ne emisonin “Tempora” në RTV Ora, shprehet se vendi ndodhet ne nje krize te thelle politike dhe jo vetem, pasi nuk ka vend qe ne dat 5 te besh nje marreveshje dhe pak me pas ta shkelesh ate ne menyre te njeanshme, ne dem te zgjedhjeve dhe stabilitetit.
Meta: Kjo është një përpjekje e qëllimshme për ta nxjerrë vendin nga shinat Evropiane. Pasojat e kësaj historia janë që vendi ynë ka qenë para Serbinë dhe Malit të Zi, ndërsa sot dihet se ky është Serbia dhe Ky është Shqipëria. Nuk bëhet fjalë që negociatat të mos hapen as pas zgjedhjeve.
Shqipëria është kryetare e radhës e OSBE-së dhe kryetari pengon ekspertizën e OSBE/ODHIR për zgjedhjet. Nuk ka situatë më absurde. Për KE negociatat duhet të ishin hapur një 3 herë deri më tani, por ata masin rezultate në terren.