I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’, ku i ftuar është dhe kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Vasjari tha se procedura, kodi i praktikave të mira dje u rrëzua.
Analisti pohoi se vendi është në situatë delikate.
“Unë dua të dal nga aksi, nga boshti se ku e ndërtuan Balla dhe Gjekmarkaj polemiken e tyre, pasi përmbajtja e ndryshimeve që kanë ndodhur dje, është steril. Këto ndryshime që ndodhën dje janë demokratike, apo përafërsisht demokratike po aq sa kodi i pandryshuar. Ai që ishte përpara. Nuk është ky problemi për mua. Nuk është problemi janë apo jo demokratike ndryshimet që ndodhën dje. Nëse do merreshim me këtë, s’do ishim duke u marrë me thelbin. Edhe listat e mbyllura janë demokratike, e kam thënë këtë. Ka një vendim të 1953 në Gjermani që i deklaronte të tilla. Si kanë ardhur këto ndryshime?! Ky është thelbi i çështjes, i krizës. Ky është thelbi i asaj që duhet të na shqetësojë. Në ato çfarë tha zoti Balla, jam 100% dakord. Nëse i sheh sistemet e tjera, s’ke si i konsiston. Por të kthehemi tek procedura. Unë besoj se procedura, kodi i praktikave të mira, është rrëzuar. Keni kryer një akt pa dinjitet politik dje ( I drejtohet Taulant Ballës). Kur them se është një akt pa dinjitet politik, duhet marrë në analizë në një kontekst të caktuar, në kushtet ku është sot Shqipëria. Shqipëria sot nga dje nuk ka ndonjë ndryshim esencial. Unë besoj dhe s’ka se si të mos biem në një mendje, ka kohë që Shqipëria vuan nga një pandemi jodemorkacie. Është pandemi që na ka shkatërruar themelet minimal të një bashkësie. Reflektohet në një parlament, monokolor. Nuk janë ata opozita. Opozita është ajo që është jashtë. Jam koherent në mënyrë absolute me parimet e mia. Si mund të ishit ju koherent dhe të pranonit të uleshit me ata që janë jashtë?! Kemi një pushtet lokal që dominohet nga një forcë politike. Kemi një president që është angazhuar në një betejë politike të pashembullt, jo kushtetuese. Duhet interpretuar dhe sjellja e tij që presidenti ka arritur në këto kushte. Ai ka dalë dhe bën beteja politike. Unë e kam që analiza e asaj çka ka ndodhur dje, duhet marrë në kontekstin që gjendjet Shqipëria sot. Vendi është në situatë delikate. Ju bëtë një gjest të madh se ata që ishin jashtë sistemit i futet brenda tij. Nëse ju pranuat që me ata të diskutonit, ju nuk mund të shkelnit atë që bëtë.”, tha Vasjari.