Rrahmani me COVID-19, Napoli përgënjeshtron gjithçka!

0
127

Pas Vedat Muriqit, Kosova humbet një tjetër element të rëndësishëm për ndeshjen e 8 tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Amir Rrahmani i cili nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19, me Napolin që ka përgënjeshtruar lajmin e dalë në mediat italiane, megjithatë siç njofton klubi i kaltër asnjë lojtar nuk do të largohet nga kompleksi ku është grumbulluar skuadra, aty ku ekipi do të stërvitet pë 14 ditë dhe në këtë mënyrë Rrahmani nuk do të mundë të bashkohet me Kosovën për sfidën e rëndësishme ndaj Maqedonisë së Veriut.

Një humbje e madhe kjo për Kosovën, pasi Rrahmani përveç se një titullar fiks është edhe kapiteni i skuadrës dhe mungesën e tij nuk do ta ndiejë vetëm reparti i prapavijës por i gjithë ekipi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here