Basha takim me taksistët: Pas 25 prillit do të flitet me vendime jo me fjalë, nafta do të jetë më e lirë…

0
83

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bashkëbiseduar me taksistët në Tiranë ku është njohur me problemet dhe shqetësimet e tyre.

Një prej taksistëve i cili ka njëzetë vite në punë theksoi se biznesi i tij është më i diskriminuari sidomos gjatë pandemisë prej monopoleve, konkurrencës së pandershme dhe taksave të larta.

Basha theksoi se ai ka kërkuar për biznesin e vogël suport nga qeveria deri më 25 prillit, se pas zgjedhjeve garantoi se nuk do të flitet më me fjalë por me vepra, duke filluar me uljen e çmimit të naftës prej heqjen së taksës së qarkullimit 240 lekë.

BISEDA MES BASHËS DHE TAKSISTIT

TAKSISTI: Vijnë herë pas here marrim ndonjë gjobë. Biznesi jonë është më i diskriminuari. Kam 20 vite në këtë punë. Probleme të mëdha.

Unë këtë vit s’kam paguar disa taksa. Kjo punë ka degraduar edhe tek licencimet. Janë bërë licencime pa kriter. Nga ana profesionale është gjëja më e shëmtuar. Ka degraduar. Pandemia pati goditje të jashtëzakonshme. Ne nga turizmi shpresojmë, tre muajt e beharit.

Morëm tre paga, po ishim zero. Ky shërbim i shërben të gjithave. Çdo 15 vite duhet të ndërroj makinën. Nuk arrij t’i mbledh ato lekë. Unë kam këtë automjetin, në vendet e tjera të ballkanit e kanë zili. Pas 4 vitesh më duhet tjetër makinë.

Mua taksa në shtet më është zëruar. Por s’kam aktivitet. Sot janë 3-4 fishuar pagesa e licencimit. S’ka ekonomi.

LULZIM BASHA: Sa lek çon në shtëpi në fund të muajit, pasi heq shpenzimet?

TAKSISTI: Punoj 17-18 orë. Dal në 6 dhe e mbyll në 10 të natës. 12 muaj të vitit. S’mund të rri. Kam marrë lekë nga rrogat e fëmijëve të mij.

LULZIM BASHA: Mban mend në 2014 e rritën çmimin e naftës. I paguan kësaj qeverie taksë shtesë. Meqenëse flasim për të ardhmen, nafta pas 25 prillit do të jetë 240 lekë më pak. Kjo do të ketë impakt më të madh në ekonomi, por e para do e ndjeni ju.

Ka diskriminim, konkurrencë e pandershme. Në çvend të botës nuk hyn dot në aeroportin kombëtar. Nuk lejohet të hyjmë. Në spital hyjmë duhet të paguajmë, atë 1 mijë lekshin. Pse duhet të përjashtohem.

LULZIM BASHA: Problemet dmth janë konkurrenca e pandershme, nafta, monopolet, shteti dmth i thotë disave dhe të tjerët.

Janë dy faza. Pas 25 prillit do flitet me vendime, jo me fjalë. Sot po bëjmë propozime, deri në 25 prill, kemi propozuar që për biznesin e vogël të jepet nga 1 mijë euro, dhe të ndihmohen të papunët.

Kjo nuk i zgjidh të gjitha, por do lehtësojë. Këtu p.sh, ka një problem trafiku, monopolet e parkimit dhe shkatërrimi i akseve kryesore.

TAKSISTI: Monopol janë. Nuk e lëshon. Është katastrofë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here