Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ne nje postim ne Facebook është shprehur se aktiviteti kryesor i shtetit sot është për të ndjekur kryetarin e opozitës që ose ta kopjojnë ose të bëjnë montazhe bajate dhe pa vlerë.
Zhupa shkruan se kur rri mbyllur në zyra, duke dhënë tendera e koncesione nuk ke si t’i dish hallet dhe shqëtësimet e qytetarëve.
“Kur punë të vetme ke pasur uljen e ngritjen e traut të doganës, shqetesimet që një taksist nuk ka punë të duken pa vlerë. Dhe kur e ke mendjën tek trau i doganës dhe jo tek hallet, atëherë nuk ke se si të bësh tjetër veçse të mashtrosh. Taksisti thotë pikerisht që Basha dhe PD ka muaj dhe vite që thonë: sot problemi i bizneseve të vogla është konkurenca e pandershme, është rënia e konsumit, rënia e xhiros. Sot kjo qeveri ka prishur tregun! Dëgjoje mirë Elisa, që të kuptosh se cilat janë hallet e shqiptarëve”, thekson Zhupa.