Komisioneri për zgjerim në BE, Oliver Vrhelyi, nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë është shprehur se reforma zgjedhore është kusht për çeljen e negociatave me BE-në.
“Si komisioner i zgjerimit kam mirëpritur marrëveshjen e 5 qershorit 2020 dhe inkurajoj të gjitha palët që të mbajnë fokusin tek këto reformat e domosdoshme të Shqipërisë përfshi reformat që parashikon 5 qershori. Më lejoni të jem I qartë.Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare. Shqipëria duhet të ruajë ritmin e këtyre përpjekjejeve dhe të vijojë me reformat përkatëse në ato fusha që janë identifikuar qartë në përfundim të takimit të marsit të Këshillit të BE-së”, u shpreh ndër të tjera Varhelyi.
Kujtojmë se Kuvendi ditën e hënë votoi me 97 vota Pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, duke shkaktuar reagimin jo vetëm të opozitës së bashkuar por edhe të faktorit ndërkombëtar që vinte theksin te respektimi i marrëveshjes së 5 qershorit.