Mashtrimi i Rilindjes, Kastro Zizo nuk ka qenë asnjëherë anëtar i LSI

0
349

Këngëtari Klevis Bego, i njohur me emrin e artit Kastro Zizo, ka marrë pjesë sot në një takim të kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Zizo deklaroi se do t’i bashkohej fushatës së Erion Veliaj në kryeqytet për Partinë Socialiste. “Lal, ti e di që jam njeri i surprizave, është kollaj të bësh biznes në Shqipëri. Unë arrita që të kem brandin tim të çantave, lali kjo është një dhuratë për ty ( i dhuron Veliajt një çantë). Faleminderit shumë dhe fitore!“, tha ndër të tjera Kastro, pas prezantimit nga Veliaj.

Një pjesë e mediave pranë qeverisë shkruajnë se sot Kastro Zizo iku nga LSI dhe u afrua te PS.

Ndërkohë Kastro Zizo nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Burime nga LSI thanë se Kastro Zizo nuk ka qenë asnjë ditë anëtar i kësaj force politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here