Bledar Skënderi është emëruar si drejtor i ri i AKU-së. Emërimi i tij u bë pas shkarkimit nga detyra e Robert Lili., i cili do vijojë angazhimin e tij brenda strukturave të Ministrisë së Bujqësisë.
Vendimi për shkarkimin e Lilit u mor ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Kujtojmë se Bledar Skënderi kishte aplikuar si komisioner i KQZ, por u skualifikua pasi Kuvendi votoi Ilirian Celibashin, ish-ministrin socialist, si kreun e Komsionit Qendror të Zgjedhjeve për 7 vitet e ardhshme.