Sekuestrohet kanabis dhe heroinë, 2 të arrestuar…

0
140

Rreth 17 kg kanabis dhe një sasi heroinë janë sekuestruar nga policia e Krujës, që ka vënë në pranga dy persona si posedues të lëndës narkotike. Ata akuzohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Burime zyrtare njoftuan se, shërbimet e Policisë Krujë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasit:

  • B.Z., 37 vjeç, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës rreth 14 kg lëndë narkotike kanabis sativa dhe disa bimë narkotike kanabis sativa.
  • V.U., 36 vjeçe, banuese në Tapizë, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e saj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 15 gr. fara bime narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 435 gr lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here