Trazira në Kirgistan pas manipulimit të zgjedhjeve, digjet parlamenti

0
149

Manipulimi i zgjedhjeve nga qeveria në Kirgistan ka shkaktuar kaos në vend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve anuloi zgjedhjet që i jepnin shumicën e mandateve deputetëve, ndërsa qeveria u detyrua të dorëhiqet. Largimi i qeverisë erdhi pas protestave masive që shpërthyen në qytetet kryesore të vendit.

Kreu i qeverisë Kubatbek Boronov është zëvendësuar nga politikani Sadyr Japarov, i cili ishte arrestuar nga qeveria më herët. Edhe presidenti i vendit, Sooronbai Jeenbekov ka deklaruar se do të largohet. Ndërkohë protestave të opozitës dhe qytetarëve partia në pushtet u është përgjigjur me dhunë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se opozita ka marrë kontrollin e parlamentit dhe i ka vënë zjarrin një pjese të godinës. Edhe pse zgjedhjet ishin problematike, ambasada perendimore në këtë vend, që drejtohet nga ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, i vlerësoi zgjedhjet. “Vlerësojmë po ashtu edhe Ministrinë e Brendshme dhe Komisionin Zgjedhor për përpjekjet e tyre për të organizuar një proces të sigurt elektoral pavarësisht sfidave në kohën e pandemisë. Raportetet paraprake të vëzhguesve nënvizojnë se fushata ishte konkurruese dhe procesi i vetimit ishte paqësor, i mirëorganizuar dhe përgjithësisht efiçient,” thuhet në deklaratë.Dy presidentë janë rrëzuar në Kirgistan gjatë 15 viteve të fundit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here