Gert Bogdani: Demokracia në rrezik! Rama e sheh realitetin 3D

0
194

I ftuar në studio e SYRI TV, ish deputet i PD-së, Gert Bogdani ka folur në lidhje me Progres-Raportin e prezantuar dhe qëndrimet e ndërkombëtarëve lidhur me procesin e integrimit në BE.

Sipas Bogdanit Shqipëria mori një “shuplakë” dhe ndryshimet e njëanshme në Kodin Zgjedhor janë pengesë për integrimin.

Lidhur me qëndrimin e ministrit të jashtëm holandez, por edhe progres raportin e prezantuar dy ditë më parë si dhe vizitën e Varhelyi një ditë më parë, Bogdani u shpreh:

‘Ka një kontrast por është një dicka e pritshme sepse tradita e komisionit ka qënë një gjuhë më  e butë, pasi duan të përcojnë një frymë se BE dhe KE kanë interes ndaj vendeve që pretendojnë për tu bërë antare. Pra një frymë positive, më shumë për qytetarët sesa për qeveritë. Kjo ka qënë procedurë në dekadën e fundit. Vendet anëtre e shohin më me skepticizëm dhe me realizëm. Reagimi I I Holandës ishte një reagim I pritshëm, dhe jo I vetmi. Kjo është fatkeqësi për qytetarët jo për qeverinë pasi kjo qeveri e ka cuar venndin në këtë pikë. Në holandë është rritur krimi shqiptar me 600-fish, ku lekët e realizuara andej pastrohet në Shqipëri. Është rritur mungesa e demokracisë ku u përmënd edhe marrëveshja e 5 qershorit dhe prishja e saj nga mazhoranca. Ligji i mediave gjithashtu, ku Rama dhe qeveria do ti mbyllë gojën medias në Shqipëri. Ka disbalancë mes qëndrimeve por nga njëra anë komisioni do të cojë frymë positive për qytetrët, dhe nga ana tjetër vendet anëtare që e realizojnë votimin.

Krimin e organizuar Rama e ka quajtur një problem që shihet dhe lexohet ndryshe nga vende të ndryshme, si e komentoni?

‘Rama është personi I fundit që sheh realitetin ashti sic është, pasi për Ramën realiteti është 3 D, rrugët, aeroporti i Kukësit, aeroporti i Vlorës janë 3 D. Pra për Ramën realiteti është 3 D. Por për ndërkombëtarët kanë prioritet vuajtjet e shqiptarëve, pasi kostot janë shumë reale. Rama ka informacione se edhe Gjermania nuk do e lejojë që këto problematika të kalojnë pa lagur, pasi funksionari më I lartë I OFL-së dekonsipronte autoritetet gjermane’, u shpreh Bogdani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here