Meta: Rama e hodhi në gjyq Haradinaj se mori porosi për ta deskritituar dhe defaktorizuar Kosovën

0
150

Intervista e Presidentit Meta për emisionin “Opinion” – PJESA 3

 

Pyetje Populli nuk voton Presidentin, Presidentin e ka votuar Edi Rama, Taulant Balla dhe Partia Socialiste?

 

Presidenti Meta  Po. Zotëri  populli është me Presidentin, se populli është me Shqipërinë, këtë ta keni të qartë. Më fal, populli e tregoi në 2 Mars, vetëm mëshira e Presidentit e shpëtoi atë. Populli kërkonte shpërndarje atje, e patë ju se si ishte.

Pyetje Bëtë thirrje që qytetarët do të votojnë si referendum 25 Prilli, o do të votojnë për demokracinë ose për djalin e Kristaqit?

 

Presidenti Meta Në qoftëse kryetari aktual i Partisë Socialiste apo i Rilindjes, se është i Rilindjes, jo i Partisë Socialiste, Partia Socialiste ka qenë parti e përgjegjshme, nuk reflekton me kthimin mbrapsht të këtyre dyshimeve nga ana e Presidentit të Republikës, të cilat duhet të jenë të mirë argumentuara, duhet të jenë shumë të ftohta, sipas standarteve të OSBE-së,.

Ai e ka qyl karriken e kryetarit të OSBE.së, për shkak të doktorit të madh, të madhërishëm, përpara 30-vitesh që i kishte thënë rradhën, të ODHIR-it, të Venecias, të Këshillit të Europës, të gjithë BE., të gjithë institucioneve. Në rast se ai nuk do të reflektojë për këtë, në rast se ai reflekton dhe i kthehet 5 Qershorit, Presidenti është President, merret me dekorimin e Vojo Kushit, të Avni Rustemit, të këtyre personaliteteve, që janë nder i kombit tonë edhe nuk ngatërrohet.

Ama në qoftëse ai shkel siç e ka shkelur përfundimisht 5 Qershorin, atëherë ai nuk i fton shqiptarët në zgjedhje, ai i fton shqiptarët në referendum.

Më fal referendumi është për Shqipërinë europiane, pra si ti ke dal dhe ti dhe unë në Dhjetor të 90-së apo jo, ose për të kthyer tek Daja dhe Balla që firmosi varjen e Hazi Nelës në vitin 88’, kur u hap Rumania, u hap gjithë Europa lindore. Pastaj do ta shikojmë çfarë do të zgjedhin shqiptarët, Presidenti do të jetë gjithmonë me popullin.

 

 

Pyetje Çfarë roli do të ketë Presidenti në fushatë Z. Meta, bëni fushatë ju personalisht?

 

Presidenti Meta Presidenti nuk është në fushatë, Presidenti është për të respektuar Repulikën, Presidenti është për të mbrojtur Kushtetutën. Në themelet e kësaj Kushtetute është pluralizmi politik, por do të jetë në turpin e tij dhe të atyre që mezi presin atje që ky të dështoj, por nuk i kundërvihen dot.

Këta kanë kritikuar Ramiz Alinë, përpara 29-30 vjetësh, që gjoja jo po Ramizi bëri ngadalë reformat, jo ashtu po kështu, kur në fund të fundit Ramiz Alia ka qenë partizan, ka qenë një njeri që ka qenë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, ku janë vrarë njerëz.

Përpara 30 vjetësh Shqipëria nga izolimi, hyri në hapje, pavarësisht se si ishte kjo hapje. Dhe Ramiz Alia, çfarëdo që ishte pavarësisht se ishte komunist që fëmijë, Ramiz Alia u soll në një mënyrë të përgjegjshme, aq sa mundte për shkak të rrethanave, që Shqipëria të bënte një ulje të butë, pas një 40-vjeçari që të gjithë e dimë se si ka qenë edhe i shtyu zgjedhjet, që të merrte pjesë opozita e re.

Evitoi gjakderdhjen me studentët dhe tjetra dha dorëheqjen si President që mos ta jepte kur fitoi opozita edhe pse e dinte se ku po shkonim, për të harruar ato fatura të të kaluarës.

Më fal, pas 30-vjetësh vjen çuni i Kristaqit dhe thotë, i thotë popullit shqiptar, unë jam krenar që babai im ka qenë në anën e duhur të historisë. Çfarë ane historie ka qenë babai i tij, unë nuk dua të merrem me këtë gjë.

Ai është një provokim i rëndë që i ka bërë të gjithë popullit shqiptar sepse padyshim, babai i tij ka qenë një artist shumë i mirë dhe unë do ta kisha dekoruar po të them ‘ Nder i kombit’, siç kam dekoruar piktorin e madh Sali Shijaku e shumë të tjerë.

Por nuk doja të krijoja një problem në pikpamjen e vlerësimit të mbarë popullor sepse ai, ndoshta jashtë dëshirës së tij ka qenë anëtar i Presidiumit Popullor dhe ka firmosur bashkë me të tjerët, me disa, se disa nuk kanë pranuar për të varur Havzi Nelën, një poet në Kukës, në vitin 1988, një poet për fjalën e lirë.

 

Pyetje Z.Meta, ju keni bërë Ramën Kryetar Bashkie, ju keni bërë koalicion në 2006, keni bërë koalicion në 2013, kur jeni përqafuar, kur keni pirë verë, keni ngrënë ngjala?

 

Presidenti Meta Më fal, ti them unë. Ti zotëri nuk mund ti thuash popullit shqiptar në Parlament, që babai im ka qenë në anën e duhur të historisë, se babai yt nuk ka qenë partizan në luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare. Është si të thuash ti se babai im ka qenë partizan. Jo babai yt ka qenë 9-10 vjeç po të them. Po ti thuaj shiko, ne do të ju shtypim, ne do të ju varim, ulni kokën poshtërohuni, nënshtrohuni, frikësohuni, këto ja thotë popullit shqiptar.

 

A e ke dëgjuar këtë? Ai ka thënë dhe gjëra më të rënda se s’dua të them.

 

 

Pyetje Zoti President, në qoftëse Kryeministri Rama fiton zgjedhjet në 25 Prill, çfarë qëndrimi do të mbani dhe sa garant jemi ne që ju do qëndroni në këtë pozicion dhe nuk do të përqafoheni prap?

 

Presidenti Meta  Edhe sikur opozita, PD., LSI e të tjerë sikur mos marrë pjesë në zgjedhje, siç bëri në zgjedhjet lokale, në Shqipëri do të ketë opozitë zgjedhje dhe kjo do të fitojë zgjedhjet e 25 Prillit, kaq. Nuk ka dekret më, që shtyn që shtyn zgjedhjet e 25 Prillit, mbaroi historia kaq.

 

Pyetje Do të përfshiheni vetë në fushatë në këtë Referendum, nëse është një Referendum për të mirën dhe të keqen?

 

 

Presidenti Meta  Zotëri, kjo nuk është përfshirje në zgjedhje, as më intereson fare zgjedhjet se kush fiton, çfarë fiton. Ky është një angazhim i Presidentit të Republikës për të mbrojtur Republikën, për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur pluralizmin politik, për të mbrojtur votën e lirë edhe të fshehtë, ky është angazhimi i Presidentit.

 

Pyetje  Jeni i sigurt që është vetëm ky angazhim dhe nuk ka interesa të tjera Z.Meta, që të fitojnë partitë të cilat ju mund ti kontrolloni, LSI., PD?

 

Presidenti Meta  Po si mund ta kontrolloj unë LSI.dhe PD. kur PD.dhe LSI, ikin nga parlamenti në kundërshtim me atë që unë u kam thënë një vit përpara së të iknin nga parlamenti, si mund t’i kontrolloj unë këto?

As më intereson fare, as PD., as LSI. dhe as PS., partia që unë vajta në Nëntor të 91’, kur nuk shkonte asnjë njeri. Kur Edi Rama thoshte të varen komunistët, që të bëntë gjoja si demokrat në stadium. Bënte dhe Kisin, Partia Kristian Islamike dhe karagjozllëqe të tjera për t’u hequr gjoja si moderator.

Ne reformuam partinë, e transformuam partinë, e futa unë dhe të tjerë si puna ime në Internacionale etj. dhe o Zot i madh ku vajti kjo parti.

Kjo parti ka ngelur për turp të kritikoj Ramiz Alinë, sot siç është situata në Shqipëri, sepse ai në fund fare hodhi ca teza hapje, liberalizmi, modernizimi etj. Ndërsa këta thonë ne jemi pakicë, po ne do vjedhim dhe ne do të bëjmë presion, prandaj ju nënshtrohuni, kjo nuk ekziston.

Ne kemi përveç himnit kombëtar që thotë që ‘Nga lufta kush largohet nuk është tradhëtor’, apo jo kemi dhe tjetrën, kemi himnin e Qerim Sulës ‘Na këndojnë pushkët për kulla, kur hasmi vjen ke dera’.

 

Pyetje Kush është hasmi në këtë rast?

 

Presidenti Meta  Hasmi është vasali i tjetër kujt, i atij që shet fanellën kombëtare kuq e zi për interes tek një tjetër, si shitet ndeshja futbollit. Ti mendon se një lojtar i joti u nxeh atje te zona e 16’, bëri penallti ngaqë u nxeh, ai ka shitur lojën.

 

Pyetje Në llogari të kujt e ka shitur lojën Edi Rama sipas jush, jeni President i Republikës, keni informacione të klasifikuara?

 

Presidenti Meta  Unë e di dhe i kam të gjitha të dokumentuara. Edhe pas 25 Prillit do të shkoj në parlament, se çfarë të shkoj, ky nuk është parlament, do të shkoj atje dhe do t’i sqaroj të gjitha gjërat. Dy gjëra do të them, e para si mundet në 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Kryeministri i Shqipërisë në Parlamentin e Kosovës të thotë, shiko se unë mendoj se pas disa vitesh do të ketë një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Reagon me vrap pala tjetër. Çfarë do të thotë kjo?

Nuk është rastësi zotëri. Kjo do të thotë që Kosova nuk do të jetë shtet, që Kosova nuk duhet të njihet, që Kosova nuk duhet të mbështetet sepse një ditë kjo do të aneksohet me Shqipërinë.

 

E dyta, çfarë do të thotë që Kryeministri i Shqipërisë të hedh në gjyq Kryeministrin e Kosovës, nuk ka rëndësi emri, përse e bën këtë gjë? Për të krijuar idenë se shih çfarë janë këta shqiptar.

Pse e hedh në gjygj dhe pastaj pas disa muajsh tërhiqet nga gjygji? Ta them unë. E hedh në gjyq se merr një porosi për ta hedhur në gjygj dhe për ta deskritituar dhe për të defaktorizuar Kosovën në këët proçes negociatash.

 

E dyta, pse tërhiqet pas disa muajsh?

Ta them unë sepse po të shkonte në gjyq, ai tjetri do t’i tregonte dhe provonte që ky kishte propozuar ndarjen e Kosovës, kaq.

 

Pyetje  Jeni i sigurt për këtë?

 

Presidenti Meta  1000 përqind, jo vetëm për këtë, por dhe për gjëra të tjera, s’dua të hap këtu tema të tjera.

 

Faleminderit!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here