SHBA: Gati avioni i parë supersonik, mund të fluturojë 2700 km/orë! Ja sa do të kushtojë bileta

0
126

Për një kohë të gjatë SHBA nuk po arrinte të ndërtonte një avion supersonik. Por tani avioni i parë privat supersonik amerikan po feston më në fund premierën.

Ndryshe nga rusët, britanikët dhe francezët për një kohë të gjatë SHBA nuk po arrinte të ndërtonte një avion supersonik civil. Kjo qe një goditje e rëndë për amerikanët krenarë. Por tani avioni i parë privat supersonik amerikan po feston më në fund premierën.

Avioni i parë supersonik në SHBA u prodhua nga firma Boom, në Denver në Kolorado. Sallat e prodhimit u ngjajnë laboratorëve dhe jo uzinave, sepse ato përdorin aparate precizioni të lartë dhe aparate matëse me rreze lazer.

Baby Boom – i pari avion supersonik i financuar privatisht

Avioni XB-1, që prodhuesit e quajnë Baby Boom, është i pari avion supersonik i financuar privatisht që është ndërtuar ndonjëherë në botë. XB-1 është 21 metra i gjatë, ka një hapje krahësh 6,40 metra dhe mund të fluturojë deri në 2.2 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, pra rreth 2700 km/orë, dhe një maksimum prej 1.900 kilometrash.

39355322 401

Biletat për këtë avion nuk do të kushtojnë më tepër se sa biletat në business class për fluturimet e gjata sot.

Avioni i ri supersonik “Boing Overture Boom” është 51.8 metra i gjatë dhe ka një hapësirë ​​krahësh prej 18.2 metra, dhe është mjaft më i vogël se paraardhësi i tij britaniko-francez Concorde me gjatësi 62 metra dhe hapje e krahësh 25.5 metra. Avioni i ri supersonik “Overture” ka një kapacitet prej maksimumi 75 pasagjerë, kurse Concorde e kishte kapacitetin 100 pasagjerë.

Treg i madh

Boom parashikon një treg të madh për fluturime të reja supersonike pas përfundimit të epokës së Concorde në vitin 2003. Shefi i kompanisë Blake Scholl parashikon 500 itinerare të mundshme për fluturime me dyfishin e shpejtësisë së zërit. Nga Londra në Nju Jork për tre orë e 15 minuta (në vend të shtatë orëve) ose nga San Francisko në Tokio për rreth pesë orë e gjysmë, në vend të njëmbëdhjetë orëve si deri tani.

55183944 401

Lajtmotiv i kompanisë Boom ishte që nga fillimi qëndrueshmëria dhe mbrotja e mjedisit dhe të gjithë avionët e saj do të fluturojnë ekskluzivisht me benzol-bio. Përveç kompanisë Boom, edhe një kompani e dytë amerikane, Aerion Supersonic, planifikon të realizojë për disa vite projektin e saj për një avion privat supersonik dymbëdhjetë vendësh./DW

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here