“Topi bamp e Mucua tutje”

0
180

Nga Elmaz Sherifi

Kjo shprehje perdorej ne Laberi per njeriun kokeforte e aventurier, qe shkon drejt gremines vetem e vetem qe te realizoj ate qe vlon ne koken e tij boshe.
Dje ne Konferencen e Shtypit Komisioneri i Zgjerimit te BE artikuloi disa nga kushtet qe duhen plotesuar para se te zhvillohet Konferenca Nderqevertare per hapjen e negociatave.
Mucua yne, vazhdoi kengen e tij te preferuar, por nuk tha ate qe ka artikuluar gjithemone, se nuk ka kushte, por me djallezine e tij tha, se ne “presim dhenderrin”, qe perkethehej, ne i kemi plotesuar detyrat e shtepise qe ne 2018.
Te gjitha institucionet nderkombetare parashikojne renien me te madhe ekonomike te Shqiperise, krahasuar edhe me shtetet e Ballkanit Perendimor.
Mucua yne dhe talentet e tij deklarojne se Shqiperia e menaxhoi situaten post covid 10 here me mire se Gjermania dhe 50 here me mire se Italia !
Raporti i Departamentit American te Shtetit thekson rritjen e krimit dhe korrupsionit ne menyre te frikshme ne Shqiperi.
Edhe kryeprokurori Shqiperise mendon se krimi ne Elbasan ka permasat e krimit te dikurshem sicilian. Mucua yne dhe ministri i tij i puneve te brendeshme flasin per “sukseset imagjinare” !
Mucua yne e ndryshoi per here te pare, kushtetuten dhe Kodin Zgjedhor pa konsensus, dhe pa respektuar marreveshjen e 5 qershorit, dhe po krijon nje situate absurde per zgjedhjet parlamentare te 25 prill 2021. Hoqi koalicionet parazgjedhore dhe i “rimbylli listat” qe te jene deputete ata qe ai deshiron, pavaresisht se socialistet nuk i votojne.
Mucua i BE thote se nuk duhet te hiqen koalicionet parazgjedhore dhe parazgjedhore. Por do te hetoj per kete ngjarje ne terren !
Po a ka ambasador BE ne Shqiperi ? Po, ka dhe ai ka deklaruar disa here ne media se Mucua i Shqiperise nuk e zbatoi marreveshjen e 5 qershorit ! A e informoi Komisionerin, Ambasadori i BE-se ne Shqiperi ? Apo te gjithe luajne ping-pong kinez, ashtu si edhe ambasadorja e SHBA ?
Ne keto kushte, kur edhe presidenti i Shqiperise i deklaroi Komisionerit, se do ta rikthej ne parlament paketen e ndryshimit te Kodit Zgjedhor, dhe kur nuk ka Gjykate Kushtetutese qe te vendos drejtesine, cfare duhet beje populli me te cilin tallen mucot ?
Mos bre muco ! Mos i detyroni shqiptaret te bejne ate qe ben kirgistansit ! Edhe aty Ambasadori i SHBA, Luja yne, i shpalli zgjedhjet parlamentare te lira e demokratike !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here