Kjo verë ka qenë mjaft e suksesshme për Xhensilën. Ndonëse pa aktivitete për shkak të pandemisë, Xhensila arriti të jetë një ndër artistet më të dëgjuara me suksesin e këngës “Panorama”. Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto nga përditshmëria e saj.
Një fotografi që ka publikuar së fundmi, e ka vënë këngëtaren në qendër të kritikave. Xhensila shihet teksa pozon nga shtrati ku iu uron një natë të mirë ndjekësve të saj, por make up-i i rëndë ka rënë në sy të tyre. Ndonëse fotoja është mjaft e bukur, fansat e kanë “kryqëzuar” pikërisht për këtë detaj
“Pse kshu me makiazh flini gjum ju VIP-at?”, “Pupuu sa keni përparuar ju vipat vallaha dhe gjumin e bëni nga ai gjumi modern që vetëm ju e keni”, “Mos harro me la ftyrën kur të flesh zemra vogël”, kanë qenë disa nga komentet, megjithatë të shumtë kanë qenë ata që i kanë dalë në mbrojtje këngëtares.