Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve ka përfunduar në spital, kur greva e tyre e urisë ka hyrë sot në ditën e 12 të saj.
Mësohet se Sokol Dautaj ka pasur luhatje të tensionit dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Ballshit.
Në gjendje të vështirë shëndetësore mësohet se ndodhen edhe 9 grevistë të tjerë.
Ditën e djeshme, grevistët mbyllën dyert dhe nuk pranuan as mjekët e as mediat.