Ironia e Salianjit me Ramën: Gënjeshtari 2 metra dhe shokët mavi, që tallin shqiptarët me përralla 3d …

0
139

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama që vazhdon të mashtrojë shqiptarët me projekte virtual, siç bëri sot kur tha se në mandatin e tretë do ndërtojë tre aeroporte, kur në 8 vite nuk ka mbyllur një të vetëm.

‘Na ishte një herë një gënjeshtar i gjatë 2 metra. Çdo ditë e çdo natë tregonte përralla me 3D dhe luante e tallej me 140 shokët ngjyrë mavi nga jashtë dhe sterrë nga brenda.

Një natë luanin vigani, shkurtanbiqi tek sheshi.

Natën tjetër kala dibrançe tek amfiteatri.

Natë tjetër raqi raqin rikiko tek bulevardi.

Një natë mbeti vetëm dhe filloi të luante fluturon, fluturon, pikërisht këtë natë, gënjeshtari u zgjua dhe pa që mandati i tij kish fluturuar.

Ëndrra në beze për çdo natë… #25 Prill’

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here