Koalicioni opozitar/ Rrethor apo eliptik? Fryma mbi gjithçka…

0
285
Nga Kastriot Islami 

Gjithçka do të deklaroj më poshtë është shumë e rëndësishme por shumë pak më e rëndësishme se FRYMA E FITORES që çdo ditë po rritet me shpejtësi në rradhët e opozitës dhe të qytetarëve… Është kjo FRYMË që do të vendosë gjithçka…Është FRYMA që do të dërrmojë të gjithë marifetet tinzare dhe manipulimet e Ramës…

Është FRYMA që do të ‘mbulojë’ cdo pamjaftueshmëri të opozitës në organizim apo parametra të tjerë… përfshi edhe llojin e koalicionit që do të zgjedhë apo do të duhet të zgjedhë me mençuri opozita…Kaq…

Në 25 prill opozita do të paraqitet në zgjedhje në formë ‘rrethi’ apo ‘elipsi’? Ky është diskutimi që duket do të kryhet në ditët në vijim brenda opozitës politike… Rrethi është figura gjeometrike më e qëndrueshme e cila ka vetëm një qendër…Kurse elipsi është po ashtu figurë solide por që ka dy qendra… Elipsi duke qenë një ‘rreth i shtrirë’ mendohet se kaq një gjerësi më të madhe por ndërkohë shtrirja shoqërohet me krijimin e dy qendrave… dhe sa më larg të jenë qendrat mes tyre është e vërtetë se aq më e madhe është hapësira që kapet por ndërkohë duke u larguar qendrat nga njëra tjetra aq më pak solid bëhet figura gjeometrike…

Përgjigjen se cila figurë duhet zgjedhur për tu paraqitur në zgjedhje me efikasitetin më të lartë elektoral e politik besoj se do ta japin në ditët në vijim drejtuesit e opozitës… Dhe sa më mirë ta zgjidhin këtë ‘ushtrim’ aq më të suksesshëm do të jenë… Për më tepër që për tu marrë me këtë ‘ushtrim të vështirë’ i ka detyruar Rama me ‘prishjen e koalicioneve’ sepse ata duket se ishin rehat me paraqitjen rrethore… Ka shumë mundësi që ‘këto vështirësi’ të rrisin suksesin elektoral të opozitës…

Si asnjëherë tjetër më parë, para vitit 2013 dhe si në asnjë vend tjetër të botës demokratike, sistemi zgjedhor ndryshon vetëm 7 muaj para zgjedhjeve, duke dhunuar një nga kërkesat e Kodit Etik të Komisionit të Venecias, për praktikat e mira që garantojnë zgjedhje të lira e të ndershme…Miratimi i ndryshimeve në sistemin zgjedhor është bërë në mënyrë arrogante e të njëanshme nga Rama, duke dhunuar marrëveshjen maxhorancë-opozitë të 5 qershorit 2020…

Me shuma gjasa në këto rrethana, legjitimiteti i procesit zgjedhor është vënë në rrezik të madh për të mos thënë, ai është dëmtuar rëndë… Këtë fakt duhet ta kenë mirë parasysh votuesit opozitar dhe partitë opozitare. Më shumë gjasa Misioni Ndërkombëtar i Vëzhgimit të zgjedhjeve do të duhet ta evidentojë këtë pamjaftueshmëri, ndonëse kjo duhet të jetë invariante për shqiptarët opozitarë…

Me shumë gjasa, të gjithë këto marifete e hile do të mund të kenë ndikim në rezultatin por gjykoj se ky ilegjitimitet nuk do të afektonte rrotacionin politik, sepse mbështetja ndaj opozitës është aq e madhe sado do të ishte e pamundur që këto marifete tepër mbysnin fitoren e opozitës…!

Po ashtu gjykoj së krahas përfitimeve që mund të llogariste Rama në favorin e tij nga marifetet, do të kishte edhe efekte negative boomerang… Përsa i përket opozitës, marifetet e Ramës e kanë detyruar të bëjë llogari të imta nëse do të duhet të konkurrojë me një ‘qendër’ pra në formë rrethore apo me ‘dy qendra’ në formë eliptike…Të dy ‘figurat’ gjeometrike janë solide por seicila ka raport avatntazhe/dizavantazhe të ndryshme.

Vendimmarrja për ‘opsionin më efikas’ do të duhet të paraprihet nga një sondazh i thelluar dhe më tej të llogaritet mbi bazën e parimit kosto/përfitim cili opsion do të ishte më efikas për të maksimalizuar edhe votat edhe mandatet opozitare…

Paraqitja rrethore me një qendër është më solide por madhësia elektorale është e diskutueshme… Kurse paraqitja eliptike është më pak solide por madhësia elektorale eventualisht mund të jetë më e madhe…

Në të dy rastet, efekti negativ boomerang i marifeteve të Ramës rrit njëkohësisht revoltën dhe dëshirën opozitare për ndryshim..Fakti që synimi i fundit i Rames shitet nga rilindasit si marifet ‘çudibërës’ ka rritur gjithashtu revoltën e njerëzve të ndershëm të zonës gri që në rastin më të keq me indiferencën e tyre do të ndihmonin rrotacionin politik…

Ka një ‘shqetësim’ në rritje te qytetarët lidhur me reagimin jo adekuat të ‘ndërkombëtarëve’ për derivën autoritare e korruptive të demokracisë shqiptare… Pa dashur të merrem shumë me këtë çështje, mund vetëm të kujtoj se disa nga vendet e BE, janë shprehur qartë se sjelljet e fundit të Ramës rrezikojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE; kjo është shumë e rëndë dhe me pasoja afatgjatë…

Sidoqoftë shqiptarët duhet të angazhohen seriozisht për të ndërtuar demokracinë e tyre vetë. Askush nuk duhet të presë që demokracia në vendin tonë të ndërtohet me orientime apo urdhra nga lart dhe aq me pak nga jashtë…!

Gjykoj se ky duhet të jetë qëndrimi realist për angazhimin e shqiptarëve për të vepruar me përgjegjshmëri në ndërtimin e zhvillimin e demokracisë, po ashtu siç veprojnë të gjithë vendet de tjera demokratike…

Pavarësisht se të gjithë drejtuesit e opozitës, pa përjashtim janë shprehur se do të fitojmë thellë dhe do ta shporrin Ramën… Pavarësisht se ekziston bindja e thellë se do të ketë pa diskutim rrotacion politik…Pavarësisht se në asnjë rast nuk mendohet se opozita do të bojkotojë apo kontestojë zgjedhjet…

Do të ishte normale që opozita paralelisht me marrjen e të gjithë masave për fitoren e thellë e të padiskutueshme duhet të ngrinte një mekanizëm efikas për evidentimin/fotografimin e çdo parregullsisë apo manipulimi zgjedhor për të përgatitur dosjen e prapësive eventuale të25 prillit që do të shërbenin për të ndëshkuar rëndë e ndoshta për herë të parë e të fundit në Shqipëri, të gjithë ata që do të preknin zgjedhjet si dhe urdhëruesit e tyre…

Rama e ka mirë parasysh së do të ketë rrotacion politik prandaj të gjithë marfitetet e tij duhen lexuar si përpjekje për të siguruar mos ndëshkimin e tij duke tentuar të kapë postin e presidentit…?! Kjo do të ishte katastrofike për maxhorancën e re dhe qeverisjen e ardhshme…

Retorika e fortë denoncuese e opozitës kundër prapësive të Rames, s’duhet lexuar në asnjë rast,si frikë apo pasiguri e opozitës, përkundrazi…

Frika është në anën e Ramës sepse i) ai ka frikë nga humbja e pushtetit; ii) ka frikë nga ndëshkimi ; iii) ai dhe miqtë e tij të ngushtë kanë shumë frikë, nga sekuestrimi i pasurive të paligjshme…Qytetarët dhe opozita nuk kanë se çfarë të humbin prandaj s’mund të kenë frikë…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here